🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,712 ▼0.94%
DOW 46,902 ▼1.09%
NASDAQ 22,439 ▼1.22%
NAFTA 94.48 ▲8.29%
ARI 5,165 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $70,327 ▼ -0.32% ETH $2,080 ▲ +1% XRP $1.3881 ▼ -0.67% SOL $87.2600 ▲ +1.05%
S&P 500 6,712 ▼0.94 % DOW 46,902 ▼1.09 % NASDAQ 22,439 ▼1.22 % NAFTA 94.48 ▲8.29 % ARI 5,165 ▼0.28 % S&P 500 6,712 ▼0.94 % DOW 46,902 ▼1.09 % NASDAQ 22,439 ▼1.22 % NAFTA 94.48 ▲8.29 % ARI 5,165 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Bota

Kina i kushton rendesi IA

Kina miraton planin 5-vjeçar për zhvillimin e teknologjisë dhe IA-së

Parlamenti i Kinës, Kongresi Kombëtar Popullor, miratoi sot planin e ri pesëvjeçar për periudhën 2026-2030, i cili synon të përshpejtojë zhvillimin e teknologjive kyçe si, gjysmëpërçuesit dhe inteligjencën artificiale.

Plani u miratua në seancën përmbyllëse të mbledhjes vjetore dhe vendos në qendër sektorë si, robotika dhe bioteknologjia, si pjesë e përpjekjeve të Kinës, për të forcuar kapacitetet teknologjike.

Planet pesëvjeçare konsiderohen programet më të rëndësishme të politikës ekonomike të qeverisë kineze.

Ato përcaktojnë se cilat industri do të marrin mbështetje të veçantë dhe objektivat kryesore ekonomike për vitet në vijim.

Sipas planit të ri, shpenzimet për kërkim dhe zhvillim do të rriten me më shumë se 7% çdo vit.

Gjithashtu, synohet që ekonomia digjitale të përbëjë 12,5% të prodhimit ekonomik deri në vitin 2030, nga rreth 10,5% që është aktualisht.

Dokumenti përmend edhe disa teknologji strategjike afatgjata, si shkrirja bërthamore, teknologjitë kuantike, udhëtimet në hapësirë dhe ndërfaqet tru-kompjuter, të cilat synojnë të lejojnë transmetimin e sinjaleve nga truri drejtpërdrejt te kompjuterët.

Plani përfshin gjithashtu masa për të rritur konsumin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës, si përgjigje ndaj problemeve strukturore si, plakja e popullsisë dhe kërkesa e dobët e brendshme.

Prej vitesh, Pekini përpiqet të ulë varësinë nga teknologjitë e huaja, veçanërisht pas kufizimeve të eksportit të vendosura nga SHBA-ja.

Konkurrenca mes dy vendeve është rritur sidomos në fushat e inteligjencës artificiale dhe gjysmëpërçuesve.

Vëzhguesit thonë se programi është kryesisht vazhdim i politikave industriale të mëparshme, megjithëse disa ekonomistë paralajmërojnë se mbështetja e fortë shtetërore mund të krijojë tepricë prodhimi dhe të rrisë konkurrencën në tregjet globale, duke nxitur edhe konflikte tregtare.

Parlamenti kinez mblidhet një herë në vit në Pekin dhe përbëhet nga rreth 2 800 delegatë, të cilët nuk zgjidhen përmes zgjedhjeve të lira.

Vendimet politike zakonisht konsiderohen të miratuara paraprakisht brenda Partisë Komuniste të Kinës.

Miratohet edhe ligji për “Unitetin Etnik”

Në ditën e fundit të parlamentit, delegatët miratuan gjithashtu raporte të qeverisë dhe disa ligje, duke përfshirë “Ligjin për Promovimin e Unitetit dhe Përparimit Etnik”.

Ligji u miratua pothuajse unanimisht, me vetëm tre vota kundër dhe tre abstenime.

Ai kërkon përdorimin e gjuhës standarde kineze, mandarin, në shkolla dhe parashikon që prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve të vlerësojnë Partinë Komuniste.

Ligji gjithashtu parashikon ndryshime në zakone dhe thekson se martesat nuk mund të pengohen më për shkak të bindjeve fetare.

Aktivistët për të drejtat e njeriut shprehin shqetësim se ky legjislacion mund të sjellë kufizime të reja për pakicat etnike në Kinë.

Sipas “Human Rights Watch”, ligji krijon një bazë ligjore që mund të përdoret për të justifikuar shtypjen dhe asimilimin e detyruar.

Kritikët theksojnë gjithashtu se ligji parashikon ndjekje penale për organizata ose individë jashtë Kinës që ndërmarrin veprime që “minojnë unitetin kombëtar” ose nxisin “ndarje etnike”.

Në Kinë njihen zyrtarisht 56 grupe etnike. Rreth 90% e popullsisë prej rreth 1,4 miliardë banorësh janë kinezë Han, ndërsa pakicat përfshijnë mongolët, tibetianët dhe ujgurët myslimanë, të cilët jetojnë kryesisht në rajone siç janë Xinjiang, Tibeti dhe Mongolia e Brendshme.

Shumë prej këtyre pakicave kanë gjuhët dhe sistemet e tyre të shkrimit, ndërsa organizatat ndërkombëtare prej vitesh akuzojnë Pekinin për shkelje të të drejtave të njeriut, veçanërisht në Xinjiang dhe Tibet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.