🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,422 ▲0.19%
DOW 49,595 ▲0.14%
NASDAQ 26,286 ▲0.23%
NAFTA 100.31 ▼0.7%
ARI 4,571 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,744 ▼ -1.56% ETH $2,123 ▼ -2.82% XRP $1.3824 ▼ -2.15% SOL $84.4200 ▼ -2.03%
S&P 500 7,422 ▲0.19 % DOW 49,595 ▲0.14 % NASDAQ 26,286 ▲0.23 % NAFTA 100.31 ▼0.7 % ARI 4,571 ▲0.2 % S&P 500 7,422 ▲0.19 % DOW 49,595 ▲0.14 % NASDAQ 26,286 ▲0.23 % NAFTA 100.31 ▼0.7 % ARI 4,571 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

Imuniteti i Ballukut, PD protestë para Kuvendit

Partia Demokratike zhvilloi të enjten protestën e radhës para godinës së Kuvendit, teksa deputetët në Kuvend kundër kërkesës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Protesta nisi në orën 10:00 dhe përfundoi pak para mesditës, kur edhe kuvendit mbylli punimet e seancës plenare.

Berisha përshëndeti protestuesit para nisjes së seancës në Kuvend, duke theksuar se ata janë përfaqësuesit e vërtetë të shqiptarëve. Sipas Berishës, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si zgjidhja e vetme për situatën politike në vend.

Në podiumin e vendosur para protestueve morën fjalën simpatizantë, anëtarë dhe deputetë të Partisë Demokrati,le.

Deputeti i opozitës, Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij, u bëri thirrje efektivëve të policisë që të bashkohen me qytetarët në mbrojtje të të drejtave të tyre dhe të familjeve të tyre.

Deputeti i PD, theksoi gjithashtu se protestuesit do të vazhdojnë qëndrimin e tyre deri në realizimin e qëllimeve që, sipas tij, lidhen me forcimin e drejtësisë dhe ndryshimin e situatës politike në vend.

Fjalën e ka marrë dhe anëtarja e PD, pedagogia iliriana Kuçana.

Pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, protestuesit ndezën flakadan e tymuese.

Policia e Tiranës ka njoftuar më herët se për shkak të protestës do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në zonën pranë Parlamentit.

Nga ora 06:00 e ditës së sotme deri në përfundim të tubimit Policia  kufizoi lëvizjen në rrugën “George W. Bush”, ndërkohë që në varësi të zhvillimit të protestës mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore.

Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim për kufizimet në qarkullim dhe të distancohen në rast se përballen me veprime që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.