Kina thjeshton taksat mbi fitimet jashtë vendit të kompanive kineze
Rregullatorët fiskalë dhe të taksave në Kinë deklaruan të martën një politikë të re të uljes së taksave për fitimet e kompanive kineze jashtë vendit, duke nxitur më tej investimet kineze në vende të tjera.
Politika e re, e cila hyri në fuqi më 1 janar, garanton që kompanitë të kenë elasticitet më të madh në procesin e aplikimit për ulje taksash brenda Kinës për fitimet e tyre jashtë vendit.
Aktualisht, zbatohen përqindje të ndryshme zbritjeje për të ardhurat e kompanive kineze në vende të ndryshme dhe kompanitë duhet të llogaritin ndarazi fitimet e tyre në vende të ndryshme.
Politika e re e lehtëson këtë proces, duke u mundësuar kompanive kineze të llogaritin uljen e taksave për të gjitha fitimet e tyre jashtë vendit.
Një zyrtar i sektorit të taksave vëren se, me zhvillimin e bizneseve të kompanive kineze jashtë vendit, rregullat e mëparshme është e vështirë të aplikohen, duke u bërë një barrë për këto kompani.