Bota

KINË – Eksportet në rritje pavarësisht konfliktit tregtar me SHBA-në

Eksportet totale të Kinës kanë regjistruar një rritje të lehtë muajin e kaluar pavarësisht konfliktit tregtar me SHBA-në, por sanksionet në të ardhmen të njoftuara nga Uashingtoni pritet të penalizojnë Pekinin.

Sipas shifrave të publikuara nga Administrata Doganore, shitjet totale të Kinës jashtë vendit janë rritur me 3,3 %  në një vit pas një rënie me 1,3 %  në muajin qershor.

Importet kanë regjistruar një ulje tjetër prej 5,6 %, pas një rënie prej 7,3% muajin e kaluar.

Këto shifra janë pozitive ndryshe nga sa pritej nga analistët, të cilët kishin parashikuar një rënie tjetër të eksporteve (-1% sipas konsensusit të Bloomberg) dhe mbi një rënie të ndjeshme të importeve (-8,8%).

Për një kohë të gjatë perspektivat nuk kanë qenë shumë pozitive për tregtinë e jashtme kineze, presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi për muajin shtator një taksë shtesë prej 10% për pothuajse të gjitha eksportet e Pekinit, që nuk ishin prekur ende nga e drejta doganore shtesë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button