☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,386 ▲0.27%
DOW 45,496 ▲0.73%
NASDAQ 20,940 ▼0.04%
NAFTA 103.73 ▲4.1%
ARI 4,569 ▲0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,432 ▲ +1.47% ETH $2,068 ▲ +3.73% XRP $1.3434 ▲ +1.43% SOL $84.2700 ▲ +3.1%
S&P 500 6,386 ▲0.27 % DOW 45,496 ▲0.73 % NASDAQ 20,940 ▼0.04 % NAFTA 103.73 ▲4.1 % ARI 4,569 ▲0.99 % S&P 500 6,386 ▲0.27 % DOW 45,496 ▲0.73 % NASDAQ 20,940 ▼0.04 % NAFTA 103.73 ▲4.1 % ARI 4,569 ▲0.99 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Kinë, mbi 330 të vdekur nga mbytja e anijes

Të paktën 331 persona janë konfirmuar të vdekur në incidentin e ndodhur më herët gjatë javës, në lumin Jangtze të Kinës, ku një anije u përmbys për shkak të një stuhije.

Skuadrat e shpëtimit arritën të kthenin anijen “Ylli Lindor”, vetëm pasi zyrtarët deklaruan se shanset për të gjetur të mbijetuar ishin të vakëta.

Vetëm 14 nga 456 pasagjerë dhe ekuipazhi është konfirmuar që kanë mbijetuar, ndërkohë që 100 të tjerë konsiderohen ende të humbur.

Tragjedia duket se është ndër më të rëndat të ndodhura me anije në Kinë, në më shumë se 6 dekada qeverisje komuniste.

Qindra nga trupat u gjetën të vdekur, pasi skuadrat e shpëtimit kthyen sipër anijen, duke sfiduar rrymat e lumit. Vinça dhe mjete të tjera u përdorën për ta lëvizur mjetin lundrues.

Në orët e para të mëngjesit, anija “Ylli Lindor” mund të shihej teksa qëndronte anës lumit, me emrin e saj të dukshëm.

Agjencia e lajmeve “Xinhua” më vonë postoi një foto të mjetit të ngritur, me çatinë e shkatërruar. Autoritetet deklaruan se në anije nuk ka asnjë shenjë për të mbijetuar.

Presidenti Xi Jinping premtoi një hetim të plotë për verifikimin e shkaqeve të aksidentit, pasi familjarët e viktimave, të irrituar, protestuan pranë vendit të ngjarjes.

Autoritetet kontrolluan me rreptësi manifestimin, ndërkohë që përveç familjarëve, edhe gazetarët u ankuan për mungesë informacioni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.