☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 13 July 2026
S&P 500 7,575 ▲0.42%
DOW 52,637 ▲0.29%
NASDAQ 26,282 ▲0.29%
NAFTA 73.42 ▲2.81%
ARI 4,076 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
₿ CRYPTO
BTC $63,093 ▼ -1.23% ETH $1,782 ▼ -1.03% XRP $1.0782 ▼ -1.58% SOL $76.3500 ▼ -0.56%
S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 73.42 ▲2.81 % ARI 4,076 ▼0.92 % S&P 500 7,575 ▲0.42 % DOW 52,637 ▲0.29 % NASDAQ 26,282 ▲0.29 % NAFTA 73.42 ▲2.81 % ARI 4,076 ▼0.92 %
EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155 EUR/USD 1.1405 EUR/GBP 0.8519 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.7837 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3463 EUR/TRY 53.6393 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.6155
13 Jul 2026
Breaking
Bota

KINEMA – Lamtumirë Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare

TIRANË, 13 korrik /ATSH-ANSA/- Aktori i njohur nga Zelanda e Re, Sam Neill, i cili u bë i famshëm në mbarë botën, për rolin e doktor Alan Grant në filmin “Jurassic Park”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga familja e tij, e cila tha se aktori vdiq papritur në Australi, i rrethuar nga njerëzit më të afërt.

“Sam ishte i rrethuar nga familja dhe u largua nga kjo jetë me dinjitetin që e karakterizoi gjithmonë. Humbja e tij ishte e papritur, por ai nuk vuante më nga kanceri”, thuhet në deklaratën e familjes.

I lindur më 14 shtator 1947 në Omagh të Irlandës së Veriut, Sam Neill u shpërngul në moshë të vogël në Zelandën e Re, ku nisi edhe rrugëtimin e tij artistik.

Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, ai interpretoi në dhjetëra filma dhe seriale televizive, duke u shquar për aftësinë për të luajtur role shumë të ndryshme.

Pika më kulmore e karrierës së tij ishte roli i paleontologut Dr. Alan Grant në filmin kult “Jurassic Park” të vitit 1993, me regji të Steven Spielberg.

Ai u rikthye në të njëjtin rol edhe në vazhdimet e sagës, duke u bërë një nga personazhet më të dashur për publikun.

Ndër rolet e tjera më të njohura të Neill janë në filmat “The Piano”, “The Hunt for Red October”, “Dead Calm”, “The Dish”, si edhe serialet “The Tudors”, “Peaky Blinders” dhe “Apples Never Fall”.

Për kontributin e tij në artin kinematografik, Sam Neill u nderua me një sërë çmimesh dhe vlerësimesh në Australi dhe Zelandën e Re.

Në vitin 2022 ai mori titullin “Kalorës Shoqërues i Urdhrit të Meritës së Zelandës së Re” për shërbimet e tij ndaj kinemasë dhe teatrit.

Në vitin 2023 aktori bëri publik faktin se po luftonte me një formë të rrallë të kancerit të gjakut.

Pas trajtimit, ai njoftoi se sëmundja ishte në remision dhe pak muaj më parë kishte deklaruar se ishte pa kancer. Sipas familjes, vdekja e tij nuk lidhej me këtë sëmundje.

Me ndarjen nga jeta të Sam Neill, bota e kinemasë humbi një nga aktorët më të vlerësuar dhe më të dashur të brezit të tij, ndërsa interpretimet e tij do të mbeten pjesë e rëndësishme e historisë së filmit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.