Kinema, vdes Sam Shepard, fitoi çmimin Pulitzer në 1979
Dramaturgu , aktori dhe regjisori Sam Shepard ndërroi jetë në 30 korrik, në moshën 73 vjeçare, në shtëpinë e tij në Kentucky.
Lajmi bëhet i ditur nga siti Broadway World. I sëmurë prej kohësh me sklerozë, Shepard është autor i 48 pjesëve teatrale dhe librave të ndryshëm me tregime.
Fitues i çmimit Pulitzer në 1979 me komedinë “Buried Child”, është nominuar nga Akademia në 1983 si aktori më i mirë protagonist për interpretimin në “Burra të vertëtë””, film i Kaufman në 1983.
Mes filmave të tjerë të rëndësishëm janë : “Curse of the Starving Class” në 1978, “True West” në 1980 dhe “A Lie of the Mind” në 1985. Në 2000 vë në skenë në Magic Theatre të San Francisco “The Late Henry Moss”, që përfshin në kast edhe Nick Nolte, Sean Penn, Woody Harrelson dhe Cheech Marin. Shepard ka qenë edhe bateristi i një grupi rrok në fund të viteve ’70, “Holy Modal Rounders”.
Shepard ka qenë i martuar nga 1969 deri në 1984 me aktoren O-Lan Jones, me të cilën ka edhe një djalë Jesse; ka patur një lidhje në 1971 me këngëtaren Patti Smith. Nga viti 1982 deri në 2009 ka qenë i lidhur me aktoren Jessica Lange, me të cilën ka dy fëmijë Hannah dhe Samuel. Nga 2014 ishte i lidhur me aktoren Mia Kirshner.