Kronika
KLD dorëzon në prokurori kallëzimin ndaj Tahirit
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka çuar këtë të hënë në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në kallëzimin e tij, KLD kërkon që ministri Tahiri të hetohet penalisht për kanosje dhe fyerje personale ndaj gjyqtarit Arian Aliaj, që pezulloi nga detyra drejtorin e përgjithshëm të policisë, Haki Cako.
Dorëzimi i kallëzimit në organin qëndror të akuzës është bërë vetëm pak momente pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, që hodhi akuza të rënda ndaj këtij Këshilli, duke e cilësuar “koorporatën e së keqes”.