KLD emëron gjyqtarët në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe në Tiranë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka emëruar ditën e sotme, 7 gjyqtarë në Shkodër dhe Tiranë.
Në Gjykatën e Apelit në Shkodër është caktuar Vojsava Osmanaj, ndërsa në Apelin Tiranë është emëruar, Elona Stavri, Artur Gaxhi, Elbana Llurin, Asim Vokshi dhe Andi Civicin.
KLD ka emëruar gjithashtu edhe Fatri Islamaj në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku ky i fundit mbante postin e kreut të Gjykatës në Tiranë. Islamajt i mbaronte mandati si kryetar i gjykatës, në 1 janar 2017.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.