☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,652 ▲ +1.4% ETH $2,112 ▲ +1.53% XRP $1.4119 ▲ +1.15% SOL $88.4300 ▲ +1.1%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kronika

KLD: Në mbledhjen e 7 korrikut shqyrtohen propozimet për procedime disiplinore për tete gjyqtarë

 Keshilli-i-Larte-i-DrejtesiseKëshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e radhës që do të zhvillojë në datë 7 korrik do të shqyrtojë propozimet e Ministrit të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj 8 (tetë) gjyqtarëve.

Burime nga zyrapër shtyp e KLD-së njoftojnë se në mbledhje do të bëhet:

1) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit I.P., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

2) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit B.M., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

3) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit A.Y., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

4) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit Sh.Ll., gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.

5) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit M.K., gjyqtar në Gjykatën e Rrethi Gjyqësor Korçë.

6) Shqyrtimi i kërkesave për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Gj.Gj., gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.

7) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtares K.Ç., gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

8) Shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit K.Dh., gjyqtar në Gjykatën e Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

KLD githashtu sqaron se, shqyrtimi i procedimit disiplinor për 5 (pesë) gjyqtarët, që ishte parashikuar të zhvillohej në mbledhjen e datës 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së Ministrit të Drejtësisë. KLD njofton se, gjatë mledhjeve të fundit ka shqyrtuar me intensitet kërkesat e Ministrit të Drejtësisë për procedime të gjyqtarëve të ndryshëm. Konkretisht, thekson KLD, nga 20 kërkesa të depozituara nga Ministri i Drejtësisë, janë përfunduar së shqyrtuari 9 kërkesa për procedim disiplinor. Në mbledhjen e datë 7 Korrik do të shqyrtohen edhe 8 kërkesa të tjera, duke lënë në proces për mbledhjen e ardhme edhe tre kërkesat fundit të ardhura nga Ministri i Drejtësisë.

KLD githashtu sqaron se nga 20 gjyqtarët për të cilët Ministri i Drejtësisë ka kërkuar procedimin disiplinor si më sipër, 15 gjyqtarë po procedohen për shkelje të konstatuara nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, bazuar në verifikimin e ankesave të qytetarëve të cilat konsistonin kryesisht në: zvarritje e pajustifikuar e procesit gjyqësor (duke perfshirë edhe vonesat e pajustifikuara në zbardhjen e vendimeve), shkelje haptazi e ligjit procedural dhe moszbatim i vendimeve unifikuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.