Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,743 ▲ +1.05% ETH $2,012 ▲ +1.34% XRP $1.3414 ▲ +1.25% SOL $82.8500 ▲ +0.1%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Klima e Biznesit, Jaço: Disa nisma të dëmshme janë tërhequr por duhet shumë punë për përmirësim

Gjatë fjalës në Asamblenë e Përgjithshme të AmCham, Jaço tha se disa nisma ligjore të cilat dëmtojnë interesat e biznesit janë tërhequr por ende një punë e madhe, në nivel teknik duhet zhvilluar që klima e biznesit të kalojë në sjelljen e standardeve evropiane për bizneset.

“Me kënaqësi mund të them se ka pasur raste ku politika/legjislacione të propozuara por të vlerësuara nga ne si të dëmshme për interesat e komunitetit të biznesit janë terhequr, pezulluar apo modifikuar. Por unë gjithashtu dua të jem transparent me ju, se ngelet shumë dhe hapa gjigande në lidhje me: -Zbatimin e ligjit të Konsultimit Publik

-Përcaktimin e Incentivave të Qarta për Investimet e Huaja

-Instalimin e paketave anti-korrupsion, për zyrtaret e mesëm dhe të lartë

–Përafrim me kapitullin e OSBE dhe rritjen e transparencës dhe standarteve për Prokurimet Publike, në përputhje me standardet Open Data.

Në disa nga këto aspekte, kemi gjetur mirëkuptimin e drejtuesve përkatës në administratën publike, por në disa të tjera, progresi ka qenë i papërfillshëm dhe nën pritshmëritë tona” tha Jaço ndërsa bëri të ditur se në javët në vijim Dhoma Amerikane do të publikojë Indeksin e Biznesit.

Ndërsa vuri në dukje rëndësinë e procesit të anëtarësimit europian si një proces që kërkon gjithpërfshirje, Jaço vuri theksin tek rëndësia e realizimit të reformave të kërkuara nga Brukseli.

“Shqipëria ka hyrë në një moment delikat, por me një potencial kthese të jashtëzakonshëm – që është çelja e mundësisë për negociata me Bashkimin Europian. Përafrimi me tregun e madh të BE, është një oportunitet i rrallë për komunitetin e biznesit. Por çelësi i këtij afrimi, është progresi me negociatat, që varet drejtpërdrejt nga realizimi i reformës së kërkuar nga BE” tha Jaço.

Ai theksoi se institucionet primare përgjegjëse janë administrata publike, por reforma është e pamundur të realizohet pa përfshirjen e sektorit privat dhe shoqërisë civile.

“Momenti i jashtëzakonshëm i hapjes së negociatave me BE, dikton për një përqasje dhe mentalitet të ri partneriti mes adminstratës publike dhe sektorit privat. Benefiti është shumë i qarte: Hyrja sa më shpejtë me BE. Nga ana jonë – jemi të gatshëm për një frymë të re bashkëpunimi por me standarde të qarta teknike transparence të plotë. Suksesi i bashkëpunimit për të realizuar reformën është drejpërdrejtë i lidhur me oportunitetet gjigande që ofron për Shqipërinë afrimi ekonomik me Bashkimin Europian” u shpreh Presidenti i AmCham.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.