roze
Klipi që bëri të famshme Kate Upton
Fama e saj mori përmasa të tjera në maj të vitit 2012, kur fotografi Terry Richardson postonte një filmim të shkurtër teksa ajo kërcente me bikini nën ritmet e “Cat Daddy”.
Atëherë ishte 19-vjeç dhe po ngjiste shkallët në fushën e modës gradualisht. Video bëri që t’i ngjiste ato më shpejt, por pavarësisht kësaj, Kate Upton thotë se nuk i erdhi mirë që u publikuan ato pamje.
Në një rrëfim për revistën “Vogue”, 22-vjeçarja e famshme për format e saj thotë ka debatuar me fotografin në atë kohë.
“I thashë që ishte mungesë respekti publikimi pa më pyetur fare”, thotë ajo, duke shtuar se kujtonte që filmimi po kryhej për kënaqësi, jo për t’u publikuar më pas në internet.