Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 30 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $73,572 ▼ -0.34% ETH $2,016 ▲ +0.17% XRP $1.3439 ▲ +1.35% SOL $82.3400 ▼ -0.12%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1660 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4701 EUR/TRY 53.4950 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6081
30 May 2026
Breaking
roze

Klodi mbyll rrugëtimin në Fermë, Agai ndëshkon konkurrentët për shkelje të rregullave

Mbrëmja e tetë e spektaklit, “Ferma VIP 3”, erdhi me zhvillime të forta që kanë ndryshuar rrjedhën e lojës.

Një televotim i hapur prej ditës së premte, për Blerinën, Malborën, dhe Klodin, i ndërpreu rrugëtimin këtij të fundit. Votat e publikut vendosën që ai të humbiste mundësinë për të vijuar rrugëtimin drejt çmimit të madh.

Por loja nuk u trondit vetëm nga eliminimi. Shkeljet e rregullave dhe mosrespektimi i detyrave në fermë sollën pasoja konkrete: çmimi i madh prej 200 mijë eurosh u reduktua në 185 mijë euro. Një vendim i Agait që i vendos fermerët përballë përgjegjësisë kolektive, duke theksuar rëndësinë e disiplinës dhe punës në grup.

Si një formë stimulimi dhe balancimi, Agai shpalli gjashtë fermerë me avantazh të rëndësishëm në lojë. Fabiola, Elvisi, Romiri, Sara, Indri dhe Iliri fituan imunitet, duke shpëtuar nga nominimi i kësaj jave. Ndërkohë, pjesa tjetër e fermerëve kaloi në një përzgjedhje, ku Ermiona, DJ Bujaka dhe Gresa përfunduan në televotim, duke lënë në dorë të publikut vendimin për fatin e tyre.

Debatet, rivaliteti dhe raportet e krijuara ishin në qendër të vëmendjes. E tillë është marrëdhënia mes Fabiolës dhe Adionit, që duket se ka marrë edhe konfirmimin e fermerëve të tjerë.

Nga ana tjetër duket se raporti i Indrit me Vanesën nuk ka të njëjtën qasje. Pas rrëfimit të këngëtares Vanesa Sono, e cila foli hapur për marrëdhënien e saj me Indrin, duket se opinionistët por edhe fermerët kanë rezervat e tyre.

Vetë Indri u shpreh se nuk mund të vazhdojë një lidhje me të, duke përmendur ndjenjat që ende ka për ish-bashkëshorten dhe përgjegjësinë ndaj djalit të tij të vogël. Një deklaratë që shkaktoi reagime të forta.

Nën presionin e situatës dhe ekspozimit të jetës private, Indri kërkoi të largohej nga gara, duke marrë përgjegjësinë për zhvillimet e fundit. Por ishte Vanesa ajo që ndërhyri, duke e bindur të qëndrojë.

Mes eliminimeve, dënimeve, avantazheve dhe përplasjeve emocionale, nata e tetë e Ferma VIP 3 solli edhe surpriza. Tre vajzat e fermës Vanesa, Malbora dhe Soni pasi u sfiduan patën mundësi të takonin vëllezrit e tyre.

Ferma VIP vjen për publikun 24 orë në 7 ditë të javës, në dy kanale të dedikuara, si dhe në përmbledhjen ditore në orën 17.00 në ekranin e Vizion Plus.

/vizionplus.tv

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.