Ekonomia
Klosi: Arsimi profesional, zgjedhje e sigurtë për karrierën
Është mbajtur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë konventa kombëtare për arsimin profesional.
I pranishëm në këtë event, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka deklaruar se, zgjedhja e arsimit profesional sot është një zgjedhje e arsyeshme.
“Kualifikimi në një zanat siguron punë dhe karrierë të sigurtë. 12 për qind e nxënësve që kanë mbaruar arsimin profesional kanë hapur biznese”, ka deklaruar Klosi.
Ministri Klosi ka shpallur si betejë të ardhshme për arsimin profesional rritjen e cilësisë. “Ligji i vitit 2002 për arsiimin profesional nuk mund t’i përgjigjet këresës”, ka shtuar ai.