Ekonomia

KLSH zbulon 398,268 medikamente të skaduara në QSUT, dëmi 1.1 mln euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT, konstatoi se ka një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike.

Për vitin 2014 rezultojnë të jenë skaduar 146.863 medikamente në vlerë 38,203,099 lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1-2 vjet.

Megjithëse është konstatuar se këto barna janë blerë në sasi relativisht më të ulët, sërish kemi mospërdorim në kohë të tyre ose sasi të blera mbi nevojat nga vitet e mëparshme, referon KLSH-ja.

Kjo gjendje, sipas KLSH rëndohet më tepër kur konstatohet që donacionet nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të përdorimit, dhe për këto dy vjet barnat e skaduara nga donacionet paraqiten në sasinë 234,405 medikamente në vlerën 124,339,026 lekë.

Kjo situatë tregon se ka një mungesë planifikimi bazuar mbi nevoja reale për medikamente, lidhur me sasinë që është e nevojshme për të mbuluar trajtimin e të sëmurëve të cilët trajtohen në QSUT.

Sipas KLSH-së blerja e barnave zë rreth 45% (rreth 4 miliardë lekë) të buxhetit vjetor të QSUT, dhe nga an tjetër perceptohet një mungesë e theksuar ilaçesh ndërkohë që niveli i barnave të skaduar vijon të jetë i lartë.

KLSH ka vërejtur monitorim jo të kujdesshëm të administrimit të barnave në këtë institucion dhe mungesë përgjegjësie institucionale me efekte negative në administrimin e fondeve për barna dhe materiale mjekësore.

Në fund të kontrollit KLSH i ka kërkuar QSUT të marrë masat e nevojshme për ristrukturimin e sistemit të administrimit dhe qarkullimit elektronik të medikamenteve brenda një kohe të arsyeshme, me qëllim identifikimin e plotë të rrugës që ato ndjekin për të arritur deri te pacienti, përdorimin me efektivitet të këtij sistemi dhe zvogëlimin e abuzimeve dhe neglizhencave gjatë përdorimit të tyre.

Sipas KLSH, programimi i nevojave për barna duhet të nisë me analizën e gjendjes së tyre. Të hartohen kontrata për furnizime fleksibël sipas nevojave të rezultuara dhe jo të orientuara nga shpenzimi i fondeve të prokuruar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button