Politika

Knut Fleckenstein: I kënaqur për marrëveshjen dhe vetingun. Do të nxis hapjen e negociatave

Raportuesi për Shqipërinë ne Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, shpreh kenaqesine per arritjen e marreveshjes politike ne Shqiperi, per te cilen ka kontribuar edhe ai. Në një intervistë për ABC news, Fleckenstein pershendet fillimin e punês së komisionit ad-hoc për Vetingun dhe shpreh gatishmërinë për të nxitur hapjen e negociatave të anëtarêsimit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Si e shihni ju marrëveshjen Rama-Basha? A mori Basha më shumë se ç’pritej, apo Rama lëshoi më shumë pe për të qëndruar në pushtet?

«Nuk më intereson fare. Vertet nuk më intereson. Nëse kryeministri dhe lideri i opozitës gjetën dakortësi për mënyrën se si të zhvillojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për të gjitha elementet e nevojshme që paraprijnë zgjedhjet, unë jam i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur, që Mcallister, Lee dhe ndoshta dhe unë kontribuam për këtë rezultat, pro në fund, ishin 2 bosët që vendosën se si do të vijojnë. Ky është një hap pozitiv dhe shpresoj që njjë dakortësi e tillë të arrihet pa asistencën tonë herën e ardhshme ».

Flitet që mund të ketë një koalicion midis partisë socialiste dhe asaj demokratike pas zgjedhjeve. A është Shqipëria gati për koalicione të mëdha të qeverisjes së të majtës dhe të djathtës siç e kemi parë në vendin tuaj Gjermaninë, apo në Francë pas zgjedhjes së Presidentit Macron?

«Për mua, koalicionet e mëdha janë gjithnjë një përjashtim, edhe pse në Gjermani u bënë vite që vendi qeveriset nga një koalicion i madh. Nëse nuk do ketë asnjë alternativë tjetër për koalicion, atëherë një koalicion i tillë i madh, qoftë dhe teorikisht, mund të formohet. Pse jo?»

 

Do jeni pjesë a misionit vëzhgues të PE-së në Tiranë ?

«Jo, nuk do jem, por di që ka shumë kolegë që do shkojnë atje dhe jam i sigurtë që ata do bëjnë një punë të mirë. Unë do jem i lumtur të pres rezultatin dhe pastaj ne do vazhdojmë punën për integrimin e Shqipërisë në BE ».

Prioriteti juaj permanent ka qenë reforma në drejtësi me fokus zbatimin e proçesit të Vettingut. A jeni i kënaqur me fillimin e punës së komisionit ad-hoc ?

«Jam i kënaqur që një nga prioritetet e kryeministrit ishte zbatimi i Vetingut dhe kjo ka filluar. Nuk ka dyshim që pas zgjedhjeve, puna për Vettingun do vazhdojë. Kjo ishte dhe është parakusht për hapjen e negociatave të anëtraësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne do të nxisim që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur ».

A mendoni se ka garanci të mjaftueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme?

«Nuk e di nëse një kompromis i tillë ishte i nevojshëm, por tani që edhe partitë e opozitës shohin që kjo mund të arrihet, nuk kam se si t’a shoh ndryshe».

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button