Knut Fleckenstein: Miratimi me shumicën e kërkuar i reformës në drejtësi
Në kuadrin e një vizite dyditore në Bruksel, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, i cili do të prezantojë raportin për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian në 16 shkurt. Në qendër të vëmendjes së raportit “Fleckenstein” është reforma në drejtësi. Fleckenstein thotë për ABC News, se nëse reforma në drejtësi aprovohet me shumicën e kërkuar dhe bëhen të gjithë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, atëherë Komisioni Europian duhet të hapë dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Ju keni insistuar vazhdimisht në raportet për Shqipërinë mbi rëndësinë e refomës së drejtësisë dhe çdo herë që keni vizituar Tiranën së bashku me zotin Kukan. Këtë rradhë në Tiranë ju propozuat që Komisioni Europian të monitorojë zbatimin e reformës së gjyqësorit. A keni qenë në kontakt me komisionerin Hahn për këtë?



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.