Maqedonia

Kocijançiç: KE kërkon konstruktivitet nga partitë politike

Zëdhënësja e eurokomisionerit Hahn, Maja Kocijançiç, ka deklaruar për MIA se Komisioni Evropian (KE) kërkon nga partitë politike në Maqedoni që të jenë konstruktive dhe të sigurojnë zgjedhje të drejta dhe të besueshme të parakohshme, transmeton Telegrafi.

Zgjedhjet tashmë janë caktuar të mbahen më 24 prill sipas marrëveshjes së Përzhinos, ndërkaq komisioneri Hahn do të vizitoj Shkupin në shkurt për të verifikuar përparimet në drejtim të organizimit të tyre. Me gjasë, Johannes Hahn do të takohet edhe me KShZ-në, OSBE/ODIHR-in, dhe palë tjera të përfshira në përgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve.

Në KE janë të shokuar me veprimet kërcënuese të disa përfaqësuesve dhe përkrahësve të opozitës ndaj komisionerit Hahn. Këto veprime si edhe thirrjet nëpër rrjetet sociale për protesta e kanë befasuar për të keq Brukselin, që e shtyn BE-në të dërgoj një ndërmjetësues tjetër në vend të komisionerit Hahn.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button