Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.13 ▲2.88%
ARI 4,747 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,910 ▼ -0.77% ETH $2,179 ▼ -2.58% XRP $1.3348 ▼ -2.58% SOL $82.1900 ▼ -2.88%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,747 ▼0.64 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,747 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kodheli: Konkurrim dhe testim i ndershëm për të rinjtë aplikantë në FA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi sot një bisedë me djemtë e vajzat që kanë aplikuar për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura.

Në fjalën e saj, ministrja Kodheli i siguroi të rinjtë se procesi i konkurrimit dhe testimit do të jetë i ndershëm dhe më të mirët do të mund të jenë pjesë e kësaj elite të shoqërisë, siç janë Forcat e Armatosura.

“Mikpritja jonë është sikur të ishte ajo që ju perceptoni në familjet tuaja, sepse ne jemi një familje e madhe që mirëpresim këdo që kërkon të aderojë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, që t’i shërbejë atdheut, familjes, mjedisit ku jeton dhe karrierës së vet. Por njëkohësisht ju sigurojmë drejtësinë që procesi të jetë i ndershëm dhe më të mirët prej jush të mund të jenë pjesë e kësaj elite të shoqërisë, siç janë FA”.

Sipas ministres Kodedheli, nuk do të ketë favorizime dhe testimi është i njëjtë si për vajzat dhe djemtë.

“Është i njëjti test fizikë, siç është testi intelektual, i dijeve dhe njohurive tuaja”, theksoi Kodheli duke uruar suksese të gjithë aplikantëve për fazën e testimit fizik dhe intelektual.

Ministrja Kodheli u shpreh e kënaqur për numrin e lartë të të rinjve e të rejave që kanë aplikuar këtë vit për t’iu bashkuar FA-ve.

“Nuk do të bëheni dot ata që mendoni se duhet dhe do të bëheni, nëse nuk shkolloheni, trajnoheni dhe edukoheni siç duhet”, përfundoi Kodheli.

Gjatë fushatës së rekrutimeve që zgjati rreth 3 muaj, kanë përmbyllur regjistrimin për ushtarë/detarë aktivë në FA 960 aplikantë, prej të cilëve 49 vajza. Gjithashtu 49 prej tyre kanë përfunduar arsimin e lartë. Testimi fizik dhe intelektual i aplikantëve nis sot më datë 2 mars dhe pritet të përfundojë më 18 mars.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.