🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.43 ▲3.2%
ARI 4,737 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,010 ▼ -1.01% ETH $2,181 ▼ -2.9% XRP $1.3327 ▼ -3.42% SOL $82.1700 ▼ -2.8%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.43 ▲3.2 % ARI 4,737 ▼0.84 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.43 ▲3.2 % ARI 4,737 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kodheli takim me Gjeneralin italian Graziano: KFOR në Kosovë, histori suksesi e NATO-s

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Italiane gjeneral, Claudio Graziano po zhvillon një vizitë dyditore në vendin tonë.

Pas pritjes me truprojë nderi nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo, gjeneral Graziano u prit në një takim nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Bashkëpunimi dypalësh, situata e sigurisë në Detin Mesdhe dhe pjesëmarrja e përbashkët në operacionin ushtarak “Resolute Support Mission” ishin disa nga temat e diskutimit mes ministres Kodheli dhe gjeneral Grazianos.

Misioni KFOR në Kosovë që drejtohet nga Italia dhe ku vendi ynë merr pjesë, zuri një vend të veçantë në bisedë. Ministrja Kodheli e cilësoi KFOR si një histori suksesi të NATO dhe u shpreh e gatshme për rritjen e kontributit të vendit tonë në këtë mision.12799096_1049697061760491_7071088887343375879_n

Ministrja Kodheli shprehu mbështetjen e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe gjithashtu gatishmërinë e FA-ve shqiptare për të marrë pjesë në operacionin e trajnimit në Bagdad, përkrah karabinierëve italianë.

Kodheli e falënderoi gjeneral Grazianon për mikpritjen e FA-ve shqiptare gjatë stërvitjes “Trident Juncture 15” në Sardenjë dhe për mbështetjen e Italisë në arsimimin e studentëve shqiptarë në akademitë më të mira ushtarake të vendit fqinj.

Gjeneral Graziano u njoh edhe me kërkesën e Shqipërisë për ngritjen e një qendre ekselence të NATO për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj.

12821547_1049697215093809_4065254076605328582_nNga ana e tij gjeneral Graziano u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e dy vendeve tona dhe e cilësoi Shqipërinë si një partner strategjik dhe jetësor të vendit të tij.

Në vijim shefi i Shtabit të Ushtrisë Italiane gjeneral Graziano dhe delegacioni që e shoqëronte, u pritën në një takim edhe nga homologu i tij shqiptar gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Më pas gjeneral Graziano vizitoi edhe Muzeun e Armëve të Forcave të Armatosura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.