Ekonomia

Koha të mendojmë për turizmin e thellë malor

Ndërsa  Shqipëria në fushën e turizmit po prezantohet si  “Guri i fundit i pazbuluar i Europës” me natyrën e saj të rrallë, historinë dhe trashëgiminë kulturore, vijën bregdetare të pasur e të pastër nga ndotjet industriale, ngelet një pjesë tjetër e gjeografisë tonë në kufijtë e mistikes së pa eksploruar.

fierzaKjo është pjesa verilindore e vendit. Ajo pjesë ku malet ngrihen thikë, pyjet janë të dendur dhe rrugët e pashtruara e të pakalueshme. Këtë fakt na e përmend edhe gazetari i “Lonely Planety” Tom Masters i cili ka bërë një udhëtim në këto zona dhe shpreh emocionet e tij të forta për vendin e “fshehtë” e të paeksploruar tërësisht.

Vërtet kush është territori i brendshëm i Shqipërisë? Ai që ne njohim nga kronikat apo të thënat, ai që nuk e kemi shkelur kurrë, jo se nuk duam por se nuk ka infrastrukturë dhe mjete për të na çuar deri atje.

Në qoftë se do të marrim tragetin nga Vau i Dejës e do të ngjitemi drej Fierzës e më pas për në Kukës, në të dy krahët e rrjedhës së lumit ka pamje të mrekullueshme  të natyrës dhe tek –tuk të zë syri kulla të vetmuara, rrugë të ngushta këmbësorësh apo fierzzkafshësh, hone dhe shpella të pa eksploruara, që një aventurieri të natyrës do t’i tërhiqte vëmendjen dhe do donte t’i shikonte nga afër.

Mundësia nuk i jepet dot sepse nuk ka rrugë drejt tyre dhe guida të mirëfilltë. Atëhere këto perla të natyrës dhe turizmit tonë, mbeten të fshehura dhe pa vlerë.

Në këto zona nuk ka vetëm natyrë të bukur, por ka edhe një trashëgimi kulturore të panjohur nga vizitorët dhe kuriozët. Flasim për kullat alpine, mënyrën e jetesës, zakonet, traditat, kulinarinë, etnografinë dhe pak mundësi kemi t’i ndeshim në vendin burimor, sepse akoma nuk është menduar për ta shfrytëzuar këtë pjesë të turizmit si burim ekonomik.

Një përshkrim i detajuar i këtyre resurseve nuk do të mjaftonte me një shkrim të shkurtër, por ajo që dua të cilësoj është nëse ka ardhur koha të mendojmë edhe për turizmin e thellë malor?! Aty ka vlera, aty ka kuriozitet, ka histori, legjenda, natyrë të pashkelur, ka njerëz, pra ka biznes. Kur të huajt e vënë re dhe e vlerësojnë si një burim të mirëfilltë e të pashfrytëzuar. A duhet ta shikojmë edhe vetë ne me këtë sy këtë zonë të “fshehur”?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button