Kosova

Komandanti i KFOR-it viziton Malin e Zi, flet për menaxhim të kufirit

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Francesco Paolo Figliuolo, ishte në Mal të Zi, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me ministrin malazez të Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe shefin e Mbrojtjes, ku kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë në rajon, si dhe për rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë midis autoriteteve të Kosovës dhe Malit të Zi për menaxhimin e kufirit të përbashkët.

komandanti-i-kfor-it-viziton-malin-e-zi-flet-p-euml-r-menaxhim-t-euml-kufirit_hdGjatë takimit, ministri i Brendshëm, Rasko Konjevic, si dhe Komandanti i KFOR-it patën mundësinë për të diskutuar situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin në rajon.

Ata ranë dakord mbi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë nëpërmjet bordeve teknike dhe politike midis autoriteteve të Kosovës dhe Malit të Zi për menaxhimin e kufirit të përbashkët, me qëllim të parandalimit të krimit ndërkufitar dhe aktiviteteve të paligjshme.

Sipas një komunikate të KFOR-IT, Gjenerali Figliuolo u takua gjithashtu edhe me ministren e Mbrojtjes, Milica Pejanovic Djurisic.

Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi rëndësinë e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë sipas Rezolutës OKB-së 1244.

Ajo theksoi rëndësinë e rolit efektiv të KFOR-it për të rritur stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme në këtë zonë, për të mirën e zhvillimit të përgjithshëm të rajonit, që aktualisht përballet me një krizë ekonomike kritike.

Shefi i Mbrojtjes, Admirali Dragan Samardzic, ishte autoriteti i fundit malazez i cili mirëpriti Komandantin e KFOR-it në Podgoricë.

Komandanti i KFOR-it pati mundësinë të diskutoj rreth situatës së sigurisë në rajon. Gjenerali Figliuolo shprehu vlerësimin e tij për kontributin e rëndësishëm të bërë nga Forcat e Armatosura të Malit të Zi të zbarkuara në misionet paqeruajtëse shumëkombëshe, ndërsa Admirali Samardzic shprehu shpresën e tij se Mali i Zi së shpejti do të mund të bashkohet me NATO-n, pas përmbushjes së përgjithshme të standardeve të Aleancës për hyrje në këtë organizatë.

Këto bisedime të nivelit të lartë në Podgoricë pasuan nga bisedime të ngjashme në Tiranë, Shkup dhe Nish, të cilat u mbajtën gjatë disa muajve të fundit, dhe janë kryer në përputhje me Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA), e njohur si Marrëveshja Kumanovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button