☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,656 ▼ -2.75% ETH $2,082 ▼ -3.36% XRP $1.3887 ▼ -3.58% SOL $87.3600 ▼ -2.89%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Kosova

Komandanti Suprem i NATO-s, Gjenerali Philip Breedlove sot në Kosovë

aaKomandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Philip Breedlove viziton sot Kosovën. Nga institucionet e Kosovës bëhet e ditur për ATSH-në se komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove do ta presin pasdite në takime të veçanta presidentja e Republikës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa.

Ndërsa nga Shtabi qendror i KFOR-it, Zyra për marrëdhënie me publikun, në njoftimin e dërguar, përfaqësuesit e mediave janë të ftuar të marrin pjesë sot në një konferencë për shtyp me Gjeneralin Philip Breedlove, Komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), dhe Gjeneral Majorin Guglielmo Luigi Miglietta, Komandant i Forcës së Kosovës (COMKFOR) në shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të ndajë informacione me gazetarët mbi misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s.

Aktualisht, KFOR-in e përbëjnë 5000 trupa nga 31 vende. Pjesëtarët dhe partnerët e NATO-s, nën mandatin e Kombeve të Bashkuara (OKB-së), vazhdojnë përpjekjet e tyre për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt e liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.