☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲0%
ARI 4,524 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,568 ▼ -0.37% ETH $2,003 ▼ -0.92% XRP $1.3254 ▼ -1.55% SOL $81.9400 ▼ -1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲0 % ARI 4,524 ▲0 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Sporti

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet në Turqi, gati për miqësoren ndaj Uzbekistanit

Kombëtarja shqiptare U-21 ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Antalia, duke mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistanit që do të luhet të hënën në orën 15:30.

Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Alban Bushi, kanë punuar gjatë gjithë javës në Turqi në kuadër të këtij grumbullimi, ku stafi teknik është fokusuar në aspektin taktik dhe organizimin e lojës. Seanca e fundit është zhvilluar në një atmosferë shumë pozitive, me të gjithë lojtarët të përqendruar dhe të gatshëm për përballjen e radhës.

Gjatë këtij grumbullimi, stafi teknik ka pasur mundësinë të punojë nga afër me grupin dhe të provojë alternativa të ndryshme në skuadër, duke integruar edhe lojtarët e rinj që janë bashkuar për herë të parë me ekipin.

Ndeshja miqësore ndaj Uzbekistanit do të shërbejë si një test i rëndësishëm për Kombëtaren U-21, e cila synon të tregojë progresin e bërë gjatë kësaj periudhe përgatitore dhe të vazhdojë ndërtimin e ekipit për sfidat e ardhshme dhe Kampionatin Europian U-21 2027.

The post Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet në Turqi, gati për miqësoren ndaj Uzbekistanit appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.