Ekonomia

Koment/ Rriten eksportet e këpucëve “Made in Albania” në rajon

Eksportet e këpucëve të prodhuara në Shqipëri u rritën ndjeshëm gjatë vitit të shkuar me 26,6% më shumë se në 2013-tën.
Fabrike-kepucesh-Foto-ATSH1Sipas INSTAT, në vitin 2014 eksporti i këpucëve kapi vlerën prej 42.3 miliardë lekë ose 26.6% më shumë se një vit më parë.
Ndërsa Italia është tregu kryesor me mbi 90% të eksportit të këpucëve “made in Albania” si prodhim me cikël të mbyllur, ku për periudhën janar –dhjetor 2014, vlera e eksportit të këpucëve arriti mbi 38 miliardë lekë, vërehet se tregu rajonal ka njohur zgjerim të eksporteve për këpucët ku llogaritet që ndonëse me sasi të vogla, eksportet drejt tyre u dyfishuan, duke arritur vlerën 750 milionë lekë nga rreth 360 milionë lekë që ishin në vitin 2013.
Rritjen më të madhe të eksporteve e zë Bullgaria me 318 miliardë lekë, nga 74 miliardë lekë që ishin në 2013-tën. .
Këpucët shqiptare tashmë shiten edhe në Serbi, Malin e Zi, në Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kroaci, duke dëshmuar sinjal pozitiv për zgjerim të mëtejshëm.
Gjatë vitit 2014 pas Bullgarisë, shitjet kryesore të këpucëve prodhuar në fabrikat kryesore shqiptare me cikël të mbyllur u bënë në tregun serb dhe atë kroat me 93 milionë lekë, të ndjekur nga shitjet në tregjet e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, ku eksportet kapën vlerën me rreth 30-45 milionë lekë për secilin shtet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button