Ekonomia

Komisionet e Kuvendit diskutojnë të hënën një sërë pr/ligjesh të rëndësishme ekonomike

Komisionet parlamentare të Kuvendit, do të diskutojnë të hënën një sërë projektligjesh të rëndësishme ekonomike.

Sipas axhendës të publikuar të shtunën në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Komisionet për Çështjet Ligjore, Administratën Publike e të Drejtat e Njeriut dhe ai i Veprimtarisë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin, do të shqyrtojnë, projektvendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare” dhe projektligjet “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara” e “Për sektorin e gazit natyror”.

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ka në rend të ditës dikutimin e projektligjit “Për miratimin e kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës, ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe infrastrukturës dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (MULTI BUOY MOORING)”, dhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 18.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ndërsa Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, do të ketë si çështje kryesore, njohjen dhe diskutimin e përgjigjeve të dhëna nga organizmat ndërkombëtarë në lidhje me kërkesën e komisionit për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në RSH”, ku relatorë do të jenë Musa Ulqini dhe Luçiano Boçi, si dhe fillimin e proçedurave për plotësimin e vendeve vakante në AMA.

Axhenda e Kuvendit njofton se, në mbledhjen e radhës te së hënës, Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, do të marrë në shqyrtim në parim projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.139, datë 15.5.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve të shkollave të larta, qendrës së studimeve albanologjike, akademisë së shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë të cilët kanë tituj shkencorë”.

Ndërsa Komisioni për Politikën e Jashtme, do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe ndikimi i tyre në rajon si dhe shqyrtimin e Projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën MLC të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për punën detare” 2006”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button