☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,888 ▼ -3% ETH $2,186 ▼ -3.27% XRP $1.3278 ▼ -1.99% SOL $81.8400 ▼ -3.73%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Komiteti i Helsinkit: Partitë e Maqedonisë kontraktojnë incidente ndëretnike

Parti të caktuara politike në Maqedoni bëjnë marrëveshje mes vete se si dhe kur do të rriten ose do të zvogëlohen incidentet ndëretnike, ndërsa numri më i madh i krimeve nga urrejtja janë në baza etnike, thuhet, mes tjerash, në raportin vjetor për krimet e shkaktuara nga urrejtja të Komitetit maqedonas të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

“Derisa i vëzhgojmë tubimet politike, shumë herë kemi dëgjuar aktivistë të partive politike apo njerëz të angazhuar prej tyre. Ne i vëzhgojmë protestat dhe mund t’i dëgjojmë se ç’flasin. Edhe shqiptarë edhe maqedonas, nga të dy anët, të hidhëruar me policinë pse kanë qenë të arrestuar, thonë – ‘kur u duhemi, janë të parët që na lajmërohen që të vijmë, kurse tani na arrestojnë’. Në të ashtuquajturat ‘bomba’ të opozitës dëgjuam se si kryetari i Kuvendit i lajmërohet ministres së Brendshme dhe kërkon që të lirohen nga arresti njerëz që ka qenë të involvuar në protesta të dhunshme. Gjithashtu dëgjuam se gjatë zgjedhjeve lokale (në vitin 2013) ka ekzistuar një lloj i koalicionit të fshehtë mes partisë opozitare shqiptare (PDSH) dhe partisë maqedonase në pushte t (VMRO-DPMNE) dhe në atë kohë s’kishim incidente mbi baza etnike. E tërë kjo hap dyshime se partitë politike ndikojnë në incidentet, posaçërisht kur ato ndodhin për shkak të përkatësisë etnike”, tha përfaqësuesi i Komitetit Voisllav Stojanovski, duke e prezantuar raportin për krimet e motivuara nga urrejtja dhe hakmarrja në Maqedoni në vitin 2014.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.