☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,406 ▲ +0.28% ETH $2,184 ▲ +1.13% XRP $1.4191 ▼ -0.06% SOL $92.5200 ▲ +0.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kompania italiane padit në Gjykatë Bashkinë e Vlorës për moszbardhjen e lejes së ndërtimit

Shoqëria italiane “EUROPA COSTRUZIONI” sh.p.k ka paditur Bashkinë e Vlorës në Gjykatën Administrative për moszbardhje të lejes së ndërtimit miratuar me vendimin nr.5/121, dt.17.08.2010 të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë.

Lejet e ndërtimit historikisht janë shoqëruar me problematika kryesisht korrupsion në Shqipëri, duke ndikuar për keq klimën e biznesit në Shqipëri. Vendi ynë gjithmonë është renditur për nga fundi për lehtësitë e pajisjes me leje ndërtimi në indeksin e Bankës Botërore “Si të bësh biznes”. Por për të përmirësuar këtë situatë, qeveria shqiptare vitin e kaluar ndryshoi legjislacionin për të mundësuar dhënien e lejeve në mënyrë elektronike.

Por moratoriumi për ndërtimet dhe mungesa e planeve rregulluese në shumë qytete me gjithë ndryshimet në legjislacion duket se i kanë komplikuar edhe më tej investimet në sektor sidomos për individët.

Por teksa bizneset kalojnë të gjithë kalvarin e procedurave dhe arrijnë të marrin miratimet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit, praktikat e bllokimit vijojnë duke penguar zbardhjen e lejeve. Raste të tilla janë konstatuar edhe investime serioze në sektorë të energjetikës, ku është parë se ndërtimi i objekteve ka filluar pa u zbardhur leja e ndërtimit.

Këshilli Kombëtar i Territorit, në datë 30 korrik 2015, vendosi që, të gjitha autoritetet vendore të fillojnë procedurat për hartimin e planeve të përgjithshme vendore për territorin përkatës. Ky vendim merr shkas nga nevoja për pajisjen me plane të përgjithshme vendore të unifikuara në kuadrin e ndarjes së re administrativo-territoriale, si dhe nga nevoja për drejtimin e zhvillimit të territorit në ndërkohë.

Deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore, autoritetet vendore lejohen të japin leje ndërtimi vetëm për punime të infrastrukturës; struktura publike; ndërhyrje me karakter emergjent; objekte për interes publik, shtetëror dhe kombëtar, struktura me funksion prodhues, industrial, përfshirë këtu ato me material porositës; struktura me funksion turistik; struktura në funksion të prodhimit, përpunimit dhe distribucionit të produkteve bujqësore dhe blegtorale; banesa individuale/njëfamiljare, kërkuar nga pronari i truallit për strehimin primar të tij me sipërfaqe totale ndërtimi deri në 250 m²; shtesa në banesa individuale/njëfamiljare ekzistuese, deri në masën 50% të sipërfaqes së tyre totale të ndërtimit.

Njësia e Qeverisjes Vendore, pas marrjes së njoftimit nga AKPT dhe informimit të Këshillit Kombëtar të Territorit lidhur me konformitetin e ndërtimit të propozuar me rastet përjashtimore të përmendura më sipër, mund të vijojë me miratimin e kërkesave për leje ndërtimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.