☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.23 ▼17.46%
ARI 4,845 ▲3.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $72,106 ▲ +4.86% ETH $2,247 ▲ +6.91% XRP $1.3860 ▲ +4.91% SOL $85.9200 ▲ +7.25%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.23 ▼17.46 % ARI 4,845 ▲3.42 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.23 ▼17.46 % ARI 4,845 ▲3.42 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi i pronave pavarësisht përpjekjeve për të përshpejtuar procesin duket se do të jetë një histori e gjatë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave raportoi ka vijuar edhe gjatë 2025-s me një sërë kompensimesh financiare dhe fizike për pronarët e pasurive të paluajtshme, duke përfshirë vendime të veçanta dhe kompensime për pronat e prekura nga ndërtimet informale. Por vlerat  mbeten modeste në raport me faturën finale që llogaritet në më shumë se 1.2 miliardë euro.

Kështu referuar raportit vjetor gjatë 202559 subjekte me kërkesë të veçantë kanë marrë kompensim financiar prej rreth 257 milionë lekësh, ndërsa një subjekt ka përfunduar procedimin.

Një tjetër grup prej 10 subjektesh, që përfitonin kombinimin e kompensimit financiar dhe fizik, mori 36.9 milionë lekë, ndërsa 27 subjekte të tjera u kompensuan financiarisht në masën 100% me një total prej mbi 21 milionë lekësh.

Në grupin e dytë ku janë pronat të prekura nga ndërtimet informale, 5 mijë e 946 subjekte morën kompensim financiar prej rreth 3.77 miliardë lekësh. Për këtë proces, në vitin 2024 nga buxheti i shtetit u alokuan 3.095 miliardë lekë për kompensimin e këstit të fundit në masën 30%.

Po kështu 626 subjekte përfituan kompensim në masën 70% për pronat ku ka ndërtime informale, me një vlerë totale prej rreth 678 milionë lekësh.

Fatura 120 mld lekë dhe ecuria

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vlerësuar financiarisht mbi 20 mijë vendime për kompensim, duke e çuar faturën totale në më shumë se 120 miliardë lekë, ndërsa procesi ka mbetur vazhdimisht i ngadalësuar si efekt i ankimimeve dhe ndryshimeve ligjore.

Konkretisht jane trajtuar në total 27 mijë e 23 vendime përfundimtare për kompensim për periudhën 1993–2013, nga të cilat 20 mijë e 541 janë vlerësuar financiarisht.

Vlera totale e këtyre vendimeve arrin në rreth 120.9 miliardë lekë, një shifër që mund të ndryshojë për shkak të proceseve të hapura të ankimit.

Po kështu sipas ATP 2 mijë e 469 vendime janë konsideruar të kompensuara më parë, duke reduktuar detyrimet me 25.6 miliardë lekë, ndërsa 838 vendime janë fshirë gjatë procesit. Në anën tjetër, ndryshimet ligjore kanë rritur faturën financiare për 3 mijë e 921 vendime me rreth 16.4 miliardë lekë. (Marrë nga Monitor)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.