☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.46 ▼1.08%
ARI 4,425 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,802 ▼ -2.82% ETH $2,065 ▼ -3.84% XRP $1.3670 ▼ -2.36% SOL $86.5500 ▼ -4.68%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,425 ▲1.11 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.46 ▼1.08 % ARI 4,425 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Kompletohet qeveria e unitetit në Irak

kompletohet-qeveria-e-unitetit-n-euml-irak_hdParlamenti irakian ka kompletuar qeverinë e re të vendit, duke miratuar këtë të shtunë emrat e ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes, pas disa javësh shtyrjeje.

Mohamed Salem al Ghabban, me etni shiite, u caktua ministër i Brendshëm, ndërsa Khaled al Obeidi, sunit, u konfirmua në krye të dikasterit të Mbrojtjes.

Votimi parlamentar i dy ministrave do të sjellë një lehtësim si brenda edhe jashtë Irakut, pasi shënon zhbllokimin e ngërçit disajavor, deklaroi redaktori i çështjeve arabe të BBC, Sebastian Usher.

Një kabinet i ri e më gjithëpërfshirës shihet si një hap i rëndësishëm përpara në luftën për frenimin e militantëve të ISIS-it, sidomos mes minoritetit sunit iraken.

Kryeministri i mëparshëm Nouri al Maliki u detyrua të dorëhiqej në muajin gusht, pasi arabët sunitë dhe komunitetet kurde akuzuan administratën e tij për ndjekje të politikave sektare.

Qeveria e re, e udhëhequr nga Haidar al Abadi, u betua më 8 shtator dhe ajo ka dy zëvendëskryeministra, një sunit dhe një kurd.

Gjithësesi, postet kyçe të ministrit të Brendshëm dhe atij të Mbrojtjes nuk ishin plotësuar deri këtë të shtunë, me emërimet e mëparshme të zotit Abadi që ishin hedhur poshtë nga Parlamenti.

Forcat qeveritare irakene, të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane, po luftojnë militantët e ISIS-it në afërsi të Ramadit, kryeqytet i provincës së Anbarit, si dhe për qytetin e Tikritit, që u mor nga rebelët më herët gjatë vitit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.