Komuniteti rom dhe egjiptian, Klosi: Punësim real të tyre përmes Planit Kombëtar të Veprimit
Punësimi real dhe përfshirja sociale e komunitetit rom dhe egjiptian përbën një nga prioritetet e ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.
Ishte vetë ministri Blendi Klosi i cili gjatë prezantimit të Planit Kombëtar të Veprimit për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian, vuri në dukje rëndësinë e zbatimit të këtij plani për të pasur dhe rezultate reale në lidhje me punesimin e tyre.
“Kam bindjen që ky plan duhet të jetë një plan i komunitetit, që do të ketë vëmëndjen e duhur. Nuk është e rastësishme që po e bëjmë këtë aktivitet pasi kemi gati një vit që kemi punuar për ta bërë sa më konkret dhe të prekshëm këtë plan. Një plan i cili do të sigurojë ato që komuniteti ka më shumë nevojë. Regjistrimi i komunitetit është një problematikë që evidentohen. Një nga pikat kryesore të planit është regjistrimi i këtij komuniteti. Problem shumë i madh është edhe mundësia për punësim. Ne si MMRS, kemi të detajuar planin për nxitjen e punësimit të komunitetit rom dhe egjiptian. Kjo nuk vjen vetëm si një kërkesë e ministrisë por edhe në kuadër të kërkesave dhe komunikimit të vazhdueshëm që ne kemi me përfaqësuesit e komunitetit europian dhe një nga indikatorët e marjes së mbështetjes buxhetore nga sheti në kuadër të arsimit dhe formimit profesional është edhe punësimi i këtyre komuniteteve . Për të realizuar këtë indikator duhet të jemi konkretë në punën tonë. Do të doja shumë që të kishim punësimin real të këtij komunitet”, tha Klosi.
Më tej, Klosi e cilësoi arsimin profesional si një mundësi për të rinjtë e komunitetit për të pasur një zanat dhe një mundësi për punësim.
“Do të doja të nxisja arsimin profesional. Ajo që është e rëndësishmë është edhe shkollimi. Edhe për këtë aspekt është një plan i detajuar, për të krijuar edhe hapësira për këta të rinj”, nënvizoi ministri Klosi.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Institutit të Kulturës Rome , Bledar Taho tha se ‘vlerësojmë procesin gjithëpërfshirës të këtij plani dhe dëshirën e intitusione për ti dhënë vëmëndjen e duhur komunitetit rom dhe egjitian.
Ne hasemi me disa problematika si trajtimi dhe aksesi i pabarabartë i këtyre komuniteteve në shërbimet publike. Por gjithashtu kemi vënë re mungesën e besimit dhe shpresën për të ardhmen, duhet që institucionet të fitojnë besimin tek këto komunitete. Plani është një mundësi shumë e mirë përkrijimin e kushteve social ekonomik si dhe është një plan i qartë për komunitetit rom dhe egjitian’.
Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Tiranë, Brian William e vlersoi planin kombëtar si një mundësi për ti dhënë zgjidhje problematikave të tyre.
Në fjalën e tij u shpreh se “ky plan paraqet punën e ministrisë së mirëqënies sociale në partneritet, për të kontribuar për të drejtat e njeriut. Komuniteti rom dhe egjiptian vuan nga varferia, arsimimi, mungesa e punësimit. Prandaj ky plan është shumë i rëndësishëm pasi paraqet edhe një menyrë sesi mund t’i japim zgjidhje problematikave. Plani ka pjesë të saj përfshirjen sociale dhe zhdukjen e diskriminimit. Ndaj, ky plan përbën një fillim të mbarë por sukses do të varet nga mënyra e implementimit”.
E pyetur nga ATSH-ja, Fjorela Milanj, nga komuniteti rom, studente në vitin e parë për gjuhë te huaja në Tiranë tha se “projekte të tilla janë shumë të rëndësishme për përfshirjen tonë, për të pasur mundësi të barabarta ne edukim, punësim dhe jetë të barabartë me të tjerët”.
Plani Kombëtar i Veprimit u hartua me mbështetjen e programit për zhvillim të kombeve të bashkuara si pjesë e projektit “Mbështetje për përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane” i financuar nga bashkimi evropian dhe zbatuar nga PNUD në partneritet me ministrinë e mirëqënies sociale.
Risia e këtij plani është hartimi i tij në konsultim të ngushtë me ministritë e linjës, përfaësues të komuniteteve Rome dhe Egjiptani dhe akëtorëve kyc. Plani i veprimit do të zbatohet brenda kuadrit të dokumentit politik për përfshirjen sociale.
Në një nivel më të lartë, plani i veprimit është pjesë e strategjisë kombëtare për zhvillimin dhe integrim që është në proces rishikimi.