☁️
Tiranë 21°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,351 ▼0.19%
DOW 49,671 ▼0.48%
NASDAQ 25,854 ▲0.06%
NAFTA 94.39 ▼0.73%
ARI 4,728 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $79,917 ▼ -2.15% ETH $2,295 ▼ -2.69% XRP $1.3904 ▼ -2.74% SOL $88.5500 ▼ -0.78%
S&P 500 7,351 ▼0.19 % DOW 49,671 ▼0.48 % NASDAQ 25,854 ▲0.06 % NAFTA 94.39 ▼0.73 % ARI 4,728 ▲0.71 % S&P 500 7,351 ▼0.19 % DOW 49,671 ▼0.48 % NASDAQ 25,854 ▲0.06 % NAFTA 94.39 ▼0.73 % ARI 4,728 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Politika

Koncerti i Kanye West në Tiranë përplas qeverinë dhe opozitën, Xhixho denoncon 50 mln euro kosto, ministri Malaj: “Fake News”, shteti do të investojë 0 lekë në këtë aktivitet

Një debat i ashpër ka përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku në qendër të diskutimeve, krahas çmimit të naftës, është bërë edhe lajmi për një koncert të reperit botëror Kanye West në kryeqytet. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë për shpërdorim të fondeve publike, ndërsa Ministri i Financave, Petrit Malaj, i cilësoi këto pretendime si të pavërteta.

Gjatë diskutimit për aktin normativ mbi akcizën e naftës, deputetja Erisa Xhixho u ndal te shpenzimet e qeverisë, duke i konsideruar ato si fyese në një kohë kur vendi, sipas saj, ndodhet në prag të një krize ekonomike. Ajo kërkoi llogari specifike për një fond prej 50 milionë eurosh, që sipas saj, do të përdoret për ndërtimin e një stadiumi të përkohshëm (montim-çmontim) për koncertin e Kanye West.

“Keni alokuar ju 50 mln euro për një koncert që do të bëhet në Tiranë, për një stadium montim-çmontim? Në kolaps të krizës ju vendosni 50 mln euro për një koncert? A mbani ju përgjegjësi që kur nuk ulni çmimin e naftës, çoni lekë për propagandë?”, deklaroi Xhixho gjatë fjalës së saj.

Malaj: Është ‘fake news’. Shteti do të investojë 0 lekë në këtë aktivitet

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar menjëherë duke mohuar në mënyrë kategorike alokimin e ndonjë fondi shtetëror për këtë aktivitet. Ai e cilësoi lajmin si “Fake News”, duke argumentuar se shifra e përmendur nga opozita është e palogjikshme në raport me të gjithë buxhetin e shtetit për kulturën.

Duke hedhur poshtë pretendimet e deputetes, Ministri Malaj u shpreh:

“Ku e keni dëgjuar këtë shifër? I gjithë buxheti i Ministrisë së Kulturës është 70 milionë euro. Është ‘fake news’. Shteti do të investojë 0 lekë në këtë aktivitet. Buxheti është miratuar dhe ju si deputete jeni në dijeni se ku shkojnë fondet.”

Përplasja për koncertin erdhi si pasojë e debatit më të gjerë mbi koston e jetesës. Xhixho kritikoi propozimin e qeverisë për uljen me vetëm 20% të akcizës kur nafta arrin 220 lekë, duke e quajtur atë një masë të pamjaftueshme që nuk ndihmon qytetarët. Nga ana tjetër, qeveria insiston se buxheti është i orientuar drejt investimeve të programuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.