☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,771 ▼0.16%
DOW 47,423 ▼0.59%
NASDAQ 22,691 ▼0.03%
NAFTA 87.59 ▲4.96%
ARI 5,185 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,694 ▲ +1.02% ETH $2,076 ▲ +1.97% XRP $1.3906 ▲ +0.71% SOL $87.2400 ▲ +1.41%
S&P 500 6,771 ▼0.16 % DOW 47,423 ▼0.59 % NASDAQ 22,691 ▼0.03 % NAFTA 87.59 ▲4.96 % ARI 5,185 ▼1.09 % S&P 500 6,771 ▼0.16 % DOW 47,423 ▼0.59 % NASDAQ 22,691 ▼0.03 % NAFTA 87.59 ▲4.96 % ARI 5,185 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Konferenca: Barazi gjinore çdo ditë e jo vetëm për 8 mars

Me rastin e përkujtimit të 10 vjetorit të miratimit të Ligjit për mundësi të barabarta të burrave dhe grave “Financimi për barazinë gjinore dhe Axhenda 2030″, sot në Shkup u mbajt një konferencë kombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në konferencë mori pjesë Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Remenski e cila në fjalën e saj u përqendrua në dokumentet kryesore strategjike që Maqedonia është e detyruar ti respektojë, duke theksuar përpjekjet për të vazhduar politikat që çojnë në favor të drejtave të grave.

“Afirmojmë shumë më tepër atë që është politikë reale që kujdeset për të drejtat e grave, duke shënuar më shumë pyetje të cilave duhet t’iu kushtojmë vëmendje shtesë, dhe këto pyetje janë për mos pagesën e punës së tepruar, para së gjithash të punëtoreve të tekstilit, të drejtat e grave për të vendosur për atë se sa fëmijë të lindin. Nevojitet afirmim më i madh sindikalist dhe theksim të pyetjeve për aspektin gjinor si dhe fleksibilitetin e orarit të punës që kanë fëmijët e mitur”, tha ministrja Remenski.

Ajo porositi që kjo të mos jetë dita e vetme e vitit kur përkujtojmë të drejtat e grave, por çdo ditë të flitet për të drejtat sa më të mira të qytetarëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, etnike, politike apo gjinore.

Sipas Louisa Vinton, koordinatore e përhershme e Kombeve të Bashkuara, sfida më e madhe e cila ekziston në Maqedoni është që të zvogëlohet hendeku që ekziston në mes gjendjes ligjore, normative dhe reale.
“Një tjetër punë shumë e rëndësishme është fakti se ka një diferencë prej 18 apo 19 përqind të pagës në mes burrave dhe grave të cilët bëjnë punë të njëjtë. Ekziston edhe një hendek prej 30 përqind në pjesëmarrjen e tregut të punës mes burrave dhe grave. Dhe ajo që është më shqetësuese është fakti se gratë bëjnë pjesën më të madhe të punës, pra kujdesen për fëmijë apo persona të moshuar”, tha Vinton.
Vinton tha se nevojitet të orientohen burimet financiare në drejtim të përmirësimit të kësaj situate, duke theksuar se duhet të gjenden fonde që do të dedikoheshin për krijimin e mundësve të reja institucionale përmes të cilave do të mundësohej kujdesi i fëmijëve dhe të moshuarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.