☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,465 ▼ -1.97% ETH $2,204 ▼ -1.85% XRP $1.3328 ▼ -0.94% SOL $82.2200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Politika

Konferenca e Ambasadorëve, Moisiu: Brukseli, destinacion pa konkurencë

images23Në Ministrinë e Punëve të Jashtme vijon sot dita e dytë e Konferencës së Ambasadorëve “Diplomacia në Veprim”, që do të zgjasë deri në datën 7 korrik.

Çelja e Konferencës u bë dje pasdite nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në prezencën e Kabinetit qeveritar, Trupit Diplomatik të Akredituar në Tiranë dhe Ambasadorëve të Shqipërisë në botë.

Ndërsa sot gjatë panelit të parë të diskutimeve që e kishte fokusin tek “Rendi i ri Botëror: Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë”, mori fjalën ish- presidenti Alfred Moisiu, i cili tha se, Brukseli për Shqipërinë është një destinacion pa konkurencë.

Sipas Moisiut, Shqipëria duhet të mësojë nga gabimet e së kaluarës dhe sipas tij vendi ynë duhet të rrisë peshën e tij në rajon.

Moisiu tha se integrimi është diçka më shumë se një premtim politik dhe sipas tij vendi ynë është i tillë që nuk krijon, por konsumon shumë politikë konsensuale. Ai vuri theksin ter raportet e fqinjësisë, marrëdhëniet e bahskëpunimit si dëshmi që Shqipëria ka aptur dhe ka rol në forcimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon.

Vendi ynë ka potencialin të programojë për të ardhmen zhvillimet e reja rajonale dhe globale, theksoi Moisiu, duke shtuar se, marrja e statusit kandidat drejt BE është  hera e parë, pas 1913, ku shteti shqiptar ndjen veten “pjesë e bashkësisë perëndimore europiane.

“Rëndësi ka sa jemi të përgatitur për sfidat e reja, ne duhet të mësojmë nga gabimet e së kalaurës. A ka nisur për shqiptarët një epokë e re dhe a është integrimi diçka më shumë se një premtim politik. Shqipëria është një prej vendeve që nuk krijon, por konsumon shumë politikë kontinentale. Ajo ka detyrimin kushtetues të merret më problematikën shqiptare kudo që shfaqet, duhet të ketë një rol specifik dhe në zhvillimet që ndodhin në shumicën e shteteve fqinje rajonale.

Raportet e fqinjësisë, marrëveshjet e bashkëpunimit dhe nxitja e faktorit shqiptar për zgjidhjen e problemeve në kuadrin e projekteve të mëdha përfundimtare në rajon janë dëshmi që gjatë gjihë kohës Shqipëria ka patur dhe do të ketë një rol në forcimin e paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajon”, shtoi ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.