☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,379 ▲0.16%
DOW 45,431 ▲0.58%
NASDAQ 20,930 ▼0.09%
NAFTA 102.91 ▲3.28%
ARI 4,572 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,343 ▲ +1.19% ETH $2,063 ▲ +3.23% XRP $1.3398 ▲ +1.03% SOL $84.0800 ▲ +2.84%
S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 % S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Konferenca e Berlinit, Rama: Dokumenti i paraqitur nga Shqipëria, vlerësime nga çdo palë

 Kryeministri-Edi-Rama1-546x350Kryeministri Edi Rama theksoi sot se dokumenti i paraqitur nga Shqipëria në Konferencën e Berlinit ka marrë vlerësme nga çdo palë.

“Nga çdo palë vlerësim për dokumentin e paraqitur nga Shqipëria! Konferenca startoi me ministrat e Ekonomisë së Gjermanisë+Austrisë+Rajonit”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Twitter.

Kryeministri Rama ndodhet në Berlin së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Sipas axhendës zyrtare të shpërndarë nga qeveria gjermane, Konferenca e Berlinit për Ballkanin Perëndimor zhvillohet sot në Berlin, pas pjesëmarrjes së Kancelares Merkel para pak javësh në Takimin e Kryetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit Brdo-Brijun, i cili u zhvillua më 15 korrik në Dubrovnik.

Kancelarja Federale Merkel së bashku me Ministrin Federal të Ekonomisë Gabriel dhe Ministrin e Jashtëm Federal, Steinmeier, do të presin Kryetarët e Qeverive, Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon prej shumë vitesh dhe gjenerimi i impulseve të reja për përgjigjen e tyre. Këtu është fjala kryesisht për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën. Gjithashtu, bëhet fjalë edhe për afrimin me Evropën: afrimin politik, ekonomik, por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës. Gjermania është pro perspektivës evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja Federale do të përshëndesë më 28 gusht, rreth orës 15:20 kryeministrat pjesëmarrës në këtë konferencë, respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë. Në vijim do të zhvillohet një mbledhje pune.

Bashkimi Evropian do të përfaqësohet në mbledhjen e Kryetarëve të Qeverive nga Kryetari i Komisionit, Barroso. Më pas do të vijojë një mbledhje plenare në kuadrin e një darke pune nga ora 18:30 deri në 20:30, bëhet e ditur axhenda zyrtare e organizuar nga qeveria gjermane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.