Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 95.91 ▲1.51%
ARI 4,463 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,929 ▼ -2.89% ETH $2,049 ▼ -3.25% XRP $1.3508 ▼ -2.19% SOL $85.0800 ▼ -4.15%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.91 ▲1.51 % ARI 4,463 ▲1.22 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 95.91 ▲1.51 % ARI 4,463 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Konferenca e vajit të ullirit, Denaj: Nxitje prodhimit me standarde

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë sot në konferencën “Ulliri dhe cilësia e vajit të ullirit në Shqipëri”, organizuar në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Agrotech Expo 2023” në Tiranë.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, në panelin shkencor, ku merrnin pjesë profesorë dhe ekspertë të fushës, ministrja Denaj solli të dhëna të eksportit të vajit të ullirit, që inkurajojnë për vijimin me politika mbështetëse.

“Eksporti i vajit të ullirit shkoi nga 159 tonë në vitin 2021, në 360 tonë në vitin 2022, teksa ritmet e deritanishme na tregojnë se vijon trendi rritës edhe këtë vit”, deklaroi ministrja. Denaj vlerësoi mbështetjen e ministrit italian Francesco Lollobrigida, në rezultatin pozitiv të eksportit të vajit të ullirit drejt Italisë.

“Rrugëtim e nisa me një angazhim me ministrin italian, Francesco Lollobrigida. Falë angazhimit të tij, në 8 muajt e parë të këtij viti, eksporti i vajit të ullirit drejt Italisë shkoi nga 62 litra në 2022, në 5220 tonë. Ministri Lollobrigida më siguroi se tregu italian është i gatshëm të pranojë më tepër sasi të vajit të ullirit shqiptar”, theksoi ministrja.

Ministrja foli dhe për nevojën e përmbushjes së standardeve që kërkon sot tregu për tregtimin e vajit të ullirit.

“Objektivi është që në dy-tre vitet e ardhshme nuk duhet të ketë më bidonë vaji. Ky është një objektiv që na angazhon ne të gjithëve që bidonin ta zëvendësojmë me një ambalazhim, i cili e ruan cilësinë e vajit. Kjo cilësi prevalon pastaj në treg dhe mbi të gjitha, e shet me vlerë. Kjo është pasuria jonë kombëtare. Ne duhet t’i punojmë të gjitha këto rrënjë ulliri, t’i konsiderojmë si pasuri kombëtare që nuk mund të pritet, por duhet të punohet me përkushtim”, u shpreh Denaj.

Duke u ndalur në automatizimin e sektorit, si një nga sfidat e bujqësisë sot, ministrja ftoi fermerët që në çdo zonë, ku është mundësia të kultivojnë më shumë këtë produkt.

Ajo inkurajoi bujqit të rrisin kultivimin e ullirit dhe të mendojnë se si ta rrisin vlerën e tij në treg.

“Me këtë objektiv, të punojmë së bashku që të mundësojmë bashkimin, investimet dhe të hyjmë në tregje të tjera”, tha ministrja.

Denaj solli në vëmendje se, rendimenti ekonomik është ai që motivon secilin biznes, pastaj motivon bankat për të shkuar tek to.

“Jam shumë e lumtur që kisha një stendë të Albsigut, gjë që motivon dhe kompanitë e sigurimit për të dhënë oferta për sigurimin me prime të aksesueshme. Sfida është të bëjmë bashkimin e të gjithë aktorëve jo në mënyrë të sforcuar, por një bashkim organik interesi, ku produktet të kenë vlerën dhe cilësinë, sipas standardeve më të mira, për të bërë që tregjet ndërkombëtare të përthithin produktet tona”, tha Denaj.

Denaj dëgjoi nga panelistët profesorë dhe akademikë, mendimin e tyre mbi piketat e punës në atë se çfarë duhet të bëjë secili nga aktorët e sektorit, teksa falenderoi të gjithë donatorët, ndër të cilët Risi Albania për mbështetjen e dhënë në këtë sektor dhe për modelin më të mirë që ata kanë sjellë në dobi të zhvillimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.