🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.12%
DOW 47,954 ▼0.48%
NASDAQ 22,882 ▲0.26%
NAFTA 96.55 ▼1.35%
ARI 4,789 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,944 ▲ +1.48% ETH $2,246 ▲ +1.76% XRP $1.3572 ▲ +0.17% SOL $84.8800 ▲ +1.17%
S&P 500 6,817 ▼0.12 % DOW 47,954 ▼0.48 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.55 ▼1.35 % ARI 4,789 ▼0.6 % S&P 500 6,817 ▼0.12 % DOW 47,954 ▼0.48 % NASDAQ 22,882 ▲0.26 % NAFTA 96.55 ▼1.35 % ARI 4,789 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Konflikt mes të rinjve, policia shmang përdorimin e armëve

Një konflikt mes dy të rinjsh për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, por policia ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative të policisë që ka lajmëruar uniformat blu se në lagjen “Kala” të Elbasanit kishte një grindje, dhe se njëri prej tyre kishte armë zjarri.
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.

“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku shtetasi Erion Softa që dyshohet se kishte dhe armën e zjarrit tip Pistoletë, porsa ka parë policinë është larguar me shpejtësi. Grupi hetimor ka konstatuar se shtetasi Erion Softa, 31 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht si dhe ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin A.H, 24 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit”, njofton policia e Elbasanit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.