🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.29 ▲0.95%
ARI 4,149 ▼4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,475 ▼ -1.33% ETH $2,682 ▼ -0.16% XRP $1.4942 ▼ -1.85% SOL $118.3500 ▼ -3.72%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.29 ▲0.95 % ARI 4,149 ▼4 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.29 ▲0.95 % ARI 4,149 ▼4 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Serbia

Kongresmenët republikanë i kërkojnë Thesarit të SHBA-së të mos i zgjasë përjashtimet e NIS-it

Dy ligjvënës republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, Xho Uillson dhe Kit Self, i dërguan letër sekretarit të Thesarit Skot Besent duke kundërshtuar zgjatjen e lehtësimit të sanksioneve për Naftnën industri të Serbisë, kompaninë në pronësi ruse.

Dy kongresmenë republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, Xho Uillson (Joe Wilson) dhe Kit Self (Keith Self), i dërguan të premten (25 shtator) një letër sekretarit të Thesarit, Skot Besent (Scott Bessent), duke kundërshtuar zgjatjen e lehtësimit të sanksioneve për Naftnën industri të Serbisë (NIS), siç njofton Danas.

Në letër, siç shkruan The Hill, dy ligjvënësit i kërkojnë Besentit të “rishqyrtojë zgjatjen e të gjitha licencave shtesë të përkohshme që do t’i mundësonin NIS-it të vazhdonte punën pavarësisht sanksioneve amerikane lidhur me pronësinë ruse”. Pronarët rusë zotërojnë 56,15 për qind të pronësisë në NIS, prej të cilave 44,85 për qind i përket kompanisë shtetërore ruse Gazpromneft.

NIS-i dorëzoi më 24 shtator në Thesarin e SHBA-së një kërkesë të re për licencë që do t’i mundësonte vazhdimin e punës operative, transmeton sot Radio Evropa e Lirë. Licenca aktuale e Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) skadon më 30 shtator. Administrata amerikane vendosi sanksione ndaj NIS-it në fillim të 2025-ës, me shumicë ruse në pronësi, për të penguar Rusinë që të përdorte të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë. Për më shumë se një vit sanksionet janë shtyrë me radhë, dhe që kur kompania hungareze MOL u shfaq si blerës i interesuar, licenca e punës së OFAC-it rinovohet periodikisht.

Uillsoni dhe Selfi shprehin shqetësimin se përjashtimet i mundësojnë NIS-it të zvarrisë negociatat për shitjen e pjesës ruse në kompani, sipas shkrimit të The Hill. Në janar, MOL-i hungarez njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Gazpromneftin për marrjen e pjesës shumicë në NIS, por ajo ende nuk është finalizuar. Në letër shtohet gjithashtu se “Serbia vazhdon të mbajë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Rusinë dhe, ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022”.

Vetë Uillson shkroi sot në rrjetin X se ka ardhur koha të ndalet zgjatja e përjashtimeve për NIS-in dhe të zbatohen sanksionet ndaj “kompanisë më të madhe të naftës në Serbi në pronësi ruse”, siç njofton Danas. Ai e quajti mikun e tij, “kriminalin e luftës (Vladimir) Putin”, dhe tha se (Aleksandër) Vuçiçi “ka pasur mjaftueshëm mundësi të diversifikonte burimet energjetike dhe ta çlironte kompaninë nga pronësia ruse, por nuk e bëri”, duke shtuar se “Vuçiçi po e tërheq Amerikën për hunde”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.