☁️
Tiranë 19°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,034 ▲ +0.72% ETH $2,513 ▲ +1.21% XRP $1.4044 ▲ +1.23% SOL $110.2800 ▲ +0.79%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kosova

Konjufca: Komuniteti ndërkombëtar të kërkojë llogaridhënie nga Serbia për ambiciet e saj ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm reagon ashpër pas deklaratave të Daçiçit për Prizrenin dhe shfaqjes së Radoiçiçit krah familjes Vuçiq

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve të lartë serbë, të cilët shfaqën hapur ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, siç njofton KosovaPress.

Zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiç deklaroi në një tubim zgjedhor se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”. Sipas Konjufcës, një retorikë e tillë dëshmon se ambiciet territoriale të Beogradit janë larg së qenit një çështje e së kaluarës.

Reagimi i shefit të diplomacisë kosovare vjen edhe pasi Milan Radoiçiq, i shpallur në kërkim nga Interpoli për sulmin terrorist në Banjskë, u shfaq krah Danilo Vuçiqit, djalit të presidentit serb, në tubimin e partisë së Aleksandar Vuçiqit në Kragujevc, ku ky i fundit kërcënoi sërish pavarësinë e Kosovës, njofton KosovaPress.

Në një postim në X, Konjufca shkroi se këto nuk janë provokime të izoluara, por nxjerrin në pah vazhdimësinë e një doktrine të rrezikshme politike: ekspansionizmin territorial në retorikë dhe pandëshkueshmërinë për agresion të armatosur në praktikë.

Ai kujtoi se Serbia nuk mund të pretendojë paqe dhe integrim evropian, ndërkohë që zyrtarët e saj të lartë sfidojnë hapur sovranitetin e Kosovës dhe organizatori i pranuar i sulmit vdekjeprurës terrorist në Banjskë mbetet i lirë, duke u shfaqur publikisht krah familjes së presidentit në vend që të përballet me drejtësinë.

Sipas Konjufcës, komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dënojë pa mëdyshje këto veprime dhe të kërkojë llogaridhënie: sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm, ashtu siç nuk është as drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.