Konsullata Italiane në Vlorë: Prezantohet “Sistemi Itali” në Shqipërine e jugut
Paraditen e datës 14 prill, me rastin e përurimit të Selisë së re, Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë mbajti aktivitetin “V(a)LORE ITALIA”, kushtuar prezantimit të “Sistemit Itali” në të gjithë sektorët ku është i pranishëm.
Falë vendndodhjes më qendrore, pranë qendrës së re ekonomike dhe kulturore të Vlorës, si dhe hapësirave më të mëdha dhe mundësisë për të pritur përfaqësuesit e Sistemit Itali, Konsullata e Përgjithshme e Italisë aspiron të bëhet pikë referimi gjithmonë e më e rëndësishme, jo vetëm për shërbimet konsullore, por edhe për të konsoliduar bashkëpunimin dypalësh në sekorin kulturor dhe ekonomik në jug të Shqipërisë
Aktiviteti u hap në orën 10.30, me prezantimin e skuadrës së “Sistemit Itali” që vepron në Shqipëri, ku u paraqitën aktivitetet përkatëse dhe mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e Krahinës së Vlorës dhe gjithë Shqipërisë Jugore.
E morën fjalën Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, Drejtoresha e Agjencisë së Tregtisë (ITA) Gabriella Lombardi, Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës (IIC) Adriana Frisenna, Drejtori i Agjencisë Italiane për Kooperim dhe Zhvillim (AICS) Andrea Senatori, Përgjegjësi i kooperacionit ndërkombëtar të Departamentit të Zhvillimit Ekonomik dhe të Inovacionit, Rajoni i Puglia-s Claudio Polignano, zv. Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Italisë në Shqipëri (CCIA) Giordano Gorini si dhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Punimet vazhduan me katër tryeza tematike kushtuar përkatësisht (1) pranisë italiane në Vlorë, duke u përqendruar në historinë e marrëdhënieve italo-shqiptare, (2) mundësive të të bërit biznes dhe të bashkëpunimit në sektorin e turizmit, (3) mbështetjes së ofruar biznesit italian në jug të Shqipërisë dhe (4) mësimdhënies së gjuhës italiane si instrument formimi profesional.
Gjatë seminarit kushtuar “Pranisë italiane në Vlorë”, u paraqit për herë të parë një studim që do të botohet së shpejti nga Instituti Italian i Kulturës mbi praninë e Konsullatës së Përgjithshme italiane në Vlorë.
Prof. Nevila Nika, ish drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror të Shqipërisë, theksoi veçoritë e Vlorës si qytet kufitar mes Italisë dhe Shqipërisë. Nika u ndal në marrëdhëniet e lashta mes dy vendeve, të ndara vetëm nga një rrip i ngushtë deti, përshkuar ndër shekuj nga popuj të ndryshëm dhe tregoi historinë e Konsullatës së Përgjithshme italiane, vendosur në Vlorë në vitet ’20.
Realizimi i planit rregullues të Vlorës, që mban firmën e arkitektëve Gherardo Bosio dhe Ferdinando Poggi, në fund të viteve ’30, u ilustrua nga arktiekti Armand Vokshi, i cili kujtoi kriteret që frymëzuan këtë arkitekturë të re në Tokat Përtej Detit”.
Në seminarin “Itali-Shqipëri – mundësi të të bërit biznes dhe bashkëpunimi në sektorin e turizmit,organizuar nga ICE Agjencia Tiranë dhe Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim, u analizuan pogramet e ndryshme për mbështetjen e Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (ndër të cilët edhe programi Interreg IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe Programi i zhvillimit të sektorit privat përmes kredive për BVM-të, financuar nga Kooperacioni Italian), financimet kryesore për infrastrukturat dhe për sektorin e ambientit në jugun e Shqipërisë, si dhe mundësitë ekzistuese në sektorin në sektorin e hoteleri-turizmit.
Në panel morën fjalën, në përfaqësi të Qeverisë Shqiptare, Gertjon Çobo (Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes – Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Turizmit), Ardit Collaku (Agjencia Kombëtare e Turizmit), Arben Breshani (Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Vlorë) dhe Matilda Naço (Shoqata Shqiptare e Turizmit).
Për palën italiane morën pjesë Claudio Polignano (Bashkëpunimi Ndërkombëtar, Departamenti i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit, Rajoni Puglia); Giacomo Pides dhe Nino Marcellino nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim, Mariarita Capirci (Programi Italo – Shqiptar i Konvertimit të Borxhit – IADSA) dhe Caterina Carugati (Projekti “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për mbrojtjen e natyrës / SECCS Masa 2 – Përgatitja e rrjetit Natura 2000”).
Nisma i drejtohet kryesisht kompanive që operojnë në fushën e projektimit, arkitekturës, infrastrukturës dhe ndërtimeve turistike, mobilimit dhe arredimit, pajisjeve në fushën e hoteleri-turizmit, pastrimit industrial, operatorëve turistikë dhe synon të krijojë mundësi për t’u njohur me shanset e ofruara nga tregu vendas për të promovuar format e bashkëpunimit industrial dypalësh.
Ishte pjesë e aktiviteti edhe Rajoni i Puglia-s, si Autoriteti Menaxhues i Programit IPA CBC Interreg Itali- Shqiperi-Mal i Zi, financuar nga Bashkimi Evropian dhe nga shtetet pjesëmarrëse. Programi ofron një total prej rreth 93 milionë Eurosh për veprimet e strukturuara në fushën e konkurrencës (inovacionit, hulumtimit dhe zhvillimit teknologjik, mbështetjes për BVM-të), terheqjes rajonale (turizmit të qëndrueshëm, industrive kulturore dhe përmirësimit të mjedisit), mbrojtjen e mjedisit (cikli i ujit, strategjia e Water landscapes (peizazhet e ujit), energjia e ripërtëritshme), dhe, së fundmi, transportit dhe lidhjeve mes dy brigjeve të Adriatikut, si një parakusht për zhvillimin e të gjithë zonës ndërkufitare.
Gjatë takimit “Mbështetje ofruar biznesit italian në jug të Shqipërisë” organizuar nga Dhoma e Tregtisë në Shqipëri (CCIA) dhe nga Zyra Tregtare e Ambasadës së Italisë në Tiranë iu dhanë informacione sipërmarrjeve italiane me aktivitet në rrethin konsullor të Vlorës mbi veprimtarinë mbështetëse të institucioneve, me shpresën për të forcuar praninë italiane në Jug të Shqipërisë, në veçanti nëpërmjet aktivitetit te CCIA-s si dhe zgjerimin progresiv te bazës së saj të antarësimeve.
Ne këtë kontekst, selia e re konsullore në Vlorë do të bëhet gjithmonë e më shumë qëndra e interesave italiane në Jug të Shqipërisë dhe do të ndihmojë, nën mbikqyrjen e Ambasadës, nisjen e formave të ndryshme të bashkëpunimit. Në aktivitet morën pjesë shumë ndërmarrje italiane që operojnë në Rajonin e Vlorës të cilat, sipas bazës së të dhënave te Zyrës Tregtare të Ambasadës italiane, arrijnë deri në 150 njësi.
Aktiviteti “Profesioni Ekukim: horizontet e reja të gjuhës italiane”, i organizuar nga Zyra e Shkollave e Ambasadës italiane në Tiranë, në Drejtorinë arsimore rajonale të Vlorës dhe me Universtetin e Vlorës ofroi mundësinë për të bërë një analizë të përhapjes së gjuhës italiane në Shqipëri si dhe për të nënvizuar rëndësinë e kësaj gjuhe si instrument formimi profesional.
Nga të dhënat e fundit, janë rreth 65 000 nxënës që studiojnë gjuhën italiane, ndërsa një numër i konsiderueshëm shqiptarësh e gjejnë veten për nga ana kulturore dhe mënyra e të jetuarit. Gjuha italiane nuk është vetëm kulturë por dhe simbol krijimtarie, cilësie dhe i një metodologjie të vecantë që integron kulturën e sipërmarrjes në sistemin shkollor, duke vendosur interesin dhe komptencat e reja në shërbim të inovacionit dhe diversifikimit të prodhimit.