☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲0%
DOW 51,810 ▼0.46%
NASDAQ 27,221 ▲0.37%
NAFTA 91.07 ▼1.41%
ARI 4,365 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,206 ▼ -0.06% ETH $2,743 ▼ -0.14% XRP $1.5717 ▲ +4.55% SOL $116.9200 ▼ -1.52%
S&P 500 7,765 ▲0 % DOW 51,810 ▼0.46 % NASDAQ 27,221 ▲0.37 % NAFTA 91.07 ▼1.41 % ARI 4,365 ▼0.43 % S&P 500 7,765 ▲0 % DOW 51,810 ▼0.46 % NASDAQ 27,221 ▲0.37 % NAFTA 91.07 ▼1.41 % ARI 4,365 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kontestimi i formimit të Kuvendit e Qeverisë, Kushtetuesja pa afat për vendim – thotë se lënda po shqyrtohet

Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë një afat konkret se kur pritet të marrë vendim lidhur me kërkesat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave që kanë të bëjnë me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.

Në një përgjigje për Telegrafin, Gjykata ka bërë të ditur se çështja është duke u shqyrtuar në përputhje me aktet juridike në fuqi.

“Kjo lëndë është duke u shqyrtuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Kushtetueses.

Gjykata nuk ka dhënë detaje nëse dhe kur pritet të vendosë për kërkesën për masë të përkohshme, e cila është paraqitur lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar edhe zgjedhjen e Qeverisë së re, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së votimit të saj.

Kërkesa u dorëzua nga deputetët Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, pasi PDK-ja kishte kërkuar nga Kushtetuesja edhe masë të përkohshme lidhur me mënyrën e konstituimit të Kuvendit.

PDK-ja ka argumentuar se Qeveria është zgjedhur nga një Kuvend, konstituimi i të cilit sipas kësaj partie, është bërë në kundërshtim me Kushtetutën.

Seanca e konstituimit të Kuvendit nisi më 6 gusht dhe përfundoi më 13 shtator. Gjatë kësaj periudhe vazhdimet e seancave nuk janë mbajtur çdo 48 orë, ashtu siç e kërkon rregullorja.

Pas konstituimit tw Kuvendit, disa orë më vonë u votua edhe Qeveria e re.

Kuvendi u shpall i konstituuar pasi u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së dhe komuniteteve pakicë.

Kryetarja dhe nënkryetari i parë nga LVV-ja ishin zgjedhur në seanca të mëparshme të të mërkurën dhe premten, përkatësisht.

PDK-ja nuk mori pjesë në seancë dhe paraprakisht e kishte tërhequr kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare, kur LVV-ja nuk ia kishte votuar në seancën e të premtes.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i askujt, i asnjë subjekti politik”, dhe e vazhdoi procesin.

Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota.

Pas tetë kandidaturave të dështuara nga Lista Serbe, u zgjodh edhe deputetja serbe Tanja Vujoviq. Ajo mori votat e LVV-së dhe të disa deputetëve të LDK-së.

Pas votimit të nënkryetarëve, Haxhiu deklaroi se Kuvendi “konsiderohet i konstituuar”.

Në një vendim të mëhershëm, Gjykata Kushtetuese kishte lënë të hapur mundësinë që Kuvendi, në rrethana të caktuara, të funksionojë edhe pa një nga anëtarët e Kryesisë, nëse zgjedhja e tij pamundësohet dhe Kryesia ka kuorum për vendimmarrje. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.