Ekonomia

Konvertimi i borxhit për zhvillim, shpallet thirrja e katërt për propozime

Thirrja e katërt e Programit të Konvertimit të Borxhit  me Italinë (IADSA, Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement) që u hap të mërkurën në Tiranë ofron një mundësi të mirë për pushtetin vendor dhe organizatat jo fitimprurëse.

Në konferencën e hapjes së thirrjes së katërt morën pjesë zëvendëskryeministri, Niko Peleshi, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe ambasadori i Italisë, në Tiranë, Massimo Gaiani.

Zëvendëskryeministri, Niko Peleshi i cili u shpreh se modeli që duhet të ndjekin bashkitë apo OJF-të për projektet duhet të jetë ai europian për partneritetet urbane dhe rurale duke qenë se
reforma e re territoriale e jep këtë mundësi.

Forumi ekonomik Foto Flor AbaziNdërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani bashkive dhe organizata jofitimprurese që do të bëhen pjesë e aplikimeve për të fituar financim në projekte nga thirrja e katërt në kuadrin e marrëveshjes
italo-shqiptare të konvertimit të borxhit për zhvillim të jenë të kujdeshme me shifrat.

Cani theksoi se organizmat joftitimprurës kërkojnë vlera maksimale financimi, kur në fakt theksi duhet të vihet tek racionaliteti i projekteve.

Forumi ekonomik Foto Flor Abazi (1)Nga ana tjetër, ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani u shpreh se hapja e thirrjes së katërt vjen pas tre të parave ku janë shpenzuar në formën e fiancimeve për projekte specifike 11.6 milionë euro. Sipas tij, janë 31 projekte që shtrihen në çdo cep të vendit.

Ai theksoi se hapja e thirrjes së katërt vjen në një kohë të rëndësishme siç është edhe pjesa e bashkive të reja të dala nga zgjedhjet e fundit me reformën e re territoriale.

Programi aktual Italo-Shqiptar i Bashkëpunimit për Zhvillim përfshin Programin e Konvertimit të Borxhit (IADSA, Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement), synon te mbështesë iniciativat e zhvillimit social të propozuara nga autoritet publike shqiptare përkatëse. Janë të pranueshëm projektet e formuluar në linjë me prioritetet strategjike të identifikuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Qeverisë shqiptare, me strategjitë sektoriale dhe ato ndërsektoriale si dhe me Planin e Veprimit Kombëtar për Implementimin e Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit të Shqipërisë që kanë të bëjnë me aspektet dhe sektorët prioritarë të mëposhtëm: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, të mësuarit profesional dhe gjatë gjithë jetës (lifelong learning), shëndetësinë publike, përfshirjen sociale, gjenerimin e punësimit, zhvillimin e qëndrueshëm territorial dhe kohezionin social.

Forumi ekonomik Foto Flor Abazi (4)Projektet përzgjidhen përmes Thirrjeve për Propozime (Call for Proposals) të cilat publikohen në mënyrë periodike në faqen e internetit të IADSA-s (http://www.iadsa.info), dhe në të cilat kanë të drejtë të konkurojnë institucionet publike shqiptare. Për zbatimin e projekteve janë të pranueshme edhe bashkëpunime në formë partnership-i me OJF shqiptare dhe italiane, entet lokale italiane si dhe me Organizma Ndërkombëtare.

Në përgjijgje të tre Thirrjeve të para për periudhën 2013-2015, IADSA ka finacuar 31 projekte me nje vlere totale prej 11.6 milionë eurosh. Thirrja e Katërt që u publikua sot synon kryesisht reduktimin e pabarazive midis rajoneve në aspektin e zhvillimit shoqëror dhe njëkohësisht mbështetjen e 61 bashkive shqiptare te dala së fundmi nga reforma territoriale. Afati i fundit për prezantimin e projekteve do të jetë ora 12.00 e datës 28 janar 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button