☁️
Tiranë 10°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.01 ▲2.68%
ARI 5,030 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,540 ▲ +1.06% ETH $2,325 ▲ +3.71% XRP $1.5441 ▲ +4.8% SOL $94.1000 ▲ +0.66%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.01 ▲2.68 % ARI 5,030 ▲0.56 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.01 ▲2.68 % ARI 5,030 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Bota

Korea e Veriut akuzon Meksikën për shkelje të sovranitetit

Korea e Veriut ka akuzuar Meksikën se po mban të bllokuar ilegalisht një nga anijet e saj që prej vitit të kaluar. Qeveria e Penianit pretendon se “Mu Du Bong” ishte një anije tregëtare legjitime dhe se ndalimi i saj ishte një “shkelje e hapur e sovranitetit”.

anija-koreaPor një ekspert i OKB-së deklaron se mjeti lundrues i takon Bordit Detar të Koresë së Veriut, që ndodhet në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara.

Anija “Mu Du Bong” hyri në cekëtirën e shtetit meksikan të Verakruzit në korrik 2014 dhe koreanët pretendojnë se i kanë paguar një dëmshpërblim qeverisë së vendit amerikano-jugor.

Duke folur në një konferencë në Kombet e Bashkuara ditën e mërkurë, zëvendës ambasadori korean An Myong Hun tha se anija dhe ekuipazhi i saj duhet të lirohen.

“Mjeti ynë është një anije paqësore dhe legjitime tregëtare që lundron sipas udhëzimeve të Ministrisë sonë të Transportit. Ndalimi i saj është një shkelje e hapur e dinjitetit të sovranitetit të Koresë së Veriut”, deklaroi ambasadori.

Por Hugh Griffiths, koordinator i panelit të OKB që mbikëqyr shkeljet e sanksioneve, u tha gazetarëve se ka prova bindëse se anija ishte e lidhur me Kompaninë koreane të Menaxhimit të Ujërave, OMM.

Në korrik 2013, një tjetër anije koreane u ndalua nga autoritetet në Panama, pasi armë dhe avionë ushtarakë të epokës sovietike u gjetën në të, të fshehura poshtë thasëve të sheqerit. Sanksionet e OKB-së ndalojnë çdo dërgesë armësh në Korenë e Veriut.

Në bazë të rezolutave të miratuara pas testeve bërthamore të Penianit në vitet 2006 dhe 2009, eksporti i të gjitha armëve dhe pjesëve përbërëse të armatimeve, me përjashtim të atyre të lehta, drejt vendit të izoluar komunist është i ndaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.