☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,398 ▼ -0.68% ETH $1,995 ▼ -1.25% XRP $1.3238 ▼ -1.58% SOL $81.5800 ▼ -2.09%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Korea e Veriut pas sulmit informatik global?

Kush fshihet pas sulmit kibernetik global të ditëve të fundit? Një teori që po gjen gjjthnjë e më shumë terren është Korea e Veriut, edhe pse për ta konfirmuar duhet ende punë.

Shumë mund të mos kenë dëgjuar të flitet për “Lazarus Group”, por me siguri kanë dëgjuar për “bëmat” e tij.

Sulmi shkatërrues ndaj Sony Pictures në vitin 2014 dhe një tjetër ndaj një banke në Bangladesh në vitin 2016 i janë atribuar pikërisht grupit në fjalë, i konsideruar tejet i sofistikuar.

Gjerësisht mendohet se grupi veproi jashtë Kinës, por për llogari të Koresë së Veriut. Ekspertët e sigurisë po hetojnë lidhjet e mundshme të Lazarus Group me sulmin e fundit, pas një zbulimi të bërë nga kërkuesi i Google, Neel Mehta.

Ai gjeti ngjashmëri mes kodit të gjetur brenda virusit “WannaCry” dhe veglave të tjera elektronike që mendohet të jenë krijuar nga grupi në të kaluarën.

Bëhet fjalë për një zbulim që mund të konsiderohet provë e mirëfilltë, por ka edhe pista të tjera që duhen marrë në konsideratë.

Profesori Alan Woodward, ekspert i sigurisë, thotë për BBC se teksti i përdorur nga hakerat për të kërkuar para në këmbim të zhbllokimit duket një anglishte e përkthyer nga kompjuteri, me një segment kinez të shkruar nga një njohës i mirë i saj.

“Siç mund ta shihni edhe vetë është një tekst standard dhe rrethanor. Sidoqoftë, duhen hetime të mëtejshme”, ka thënë Woodward.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.