☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.69 ▲3.73%
ARI 4,427 ▼2.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,440 ▼ -2.59% ETH $2,081 ▼ -4.64% XRP $1.3701 ▼ -3.25% SOL $88.0500 ▼ -4.8%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.69 ▲3.73 % ARI 4,427 ▼2.76 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.69 ▲3.73 % ARI 4,427 ▼2.76 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore Jugun nëse manovrat vazhdojnë

Koreja e Veriut thotë se është e gatshme të përdorë armët e saj bërthamore në  një luftë të shenjtë kundër Jugut, të cilin e akuzon se po nxit armiqësinë me manovrat ushtarake që po zhvillon.

Forcat jugkoreane të këmbësorisë dhe ato ajrore zhvilluan manovrat e fundit sot në mëngjes, duke goditur një luginë me borë 30 kilometra nga kufiri me bomba dhe municione nga tanket, raketa-hedhëse dhe aeroplanë luftarakë të tipit F-15. Forcat e marinës vazhduan ditën e tretë të manovrave në bregdetin lindor të vendit.

“Kjo është një stëvitje e përbashkët e këmbësorisë tonë dhe forcave ajrore kundër provokimeve të armiqve, deri sa t’i bëjmë këta të fundit të pafuqishëm dhe t’i sprapsim.”

Njoftimet koreanoveriore të lajmeve citojnë ministrin e forcave të armatosura Kim Yong Chun t’i jetë referuar arsenalit bërthamor të vendit të tij dhe të ketë thënë se Pheniani është plotësisht i gatshëm të fillojë një luftë të shenjtë.”

Presidenti koreanojugor Lee Myung-bak u tregua sfiedues gjatë një vizite sot tek trupat në krye të frontit. Ai tha se Jugu do t’i përgjigjej çfarëdo sulmi nga Veriu me një kundërsulm të fuqishëm, në mënyrë që Pheniani të mos e përsërisë më.

Gjatë një konference për shtyp sot, zëdhënësi i ministrisë së jashtme Kim Young-sun i quajti manovrat si pjesë e stërvitjes së zakonshme.

“Me sa di unë, këto stërvitje zhvillohen rregullisht, dhe po mbahen larg nga Koreja e Veriut.”

Zyrtarët ushtarakë thanë se manovrat e përbashkëta në tokë dhe ajër në një poligon ishin më të mëdhatë që ishin zhvilluar ndonjëherë gjatë muajve të dimrit. Banorët lokalë dhe ca gazetarë panë rreth 800 trupa me armë të rënda që godisnin shënjestrat e tyre për rreth tre çerekë ore. Zyrtarët koreanojugor thanë dje se manovra, e cila do të ishte më e madhe se stërvitjet e tjera të zhvilluara më parë në bazë, ishte organizuar në përgjigje të sulmeve me artileri nga Koreja e Veriut në ishullin Jongpjon muajin e kaluar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.