Kronika

Tahiri i përgjigjet Manjanit për daljen e ushtrisë në aksionin anti kanabis

Një ditë pasi Ministrja e Mbrojtjes iu përgjigj negativisht deklaratës së Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për nxjerrjen e Ushtrisë në luftën kundër kanabisit, negative ka qenë edhe përgjigja e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në një konferencë për shtyp përpara gazetarëve, Tahiri tha se ky nuk është propozim i saktë.

“E mirëkuptoj vullnetin e tij pozitiv për të bërë një propozim që shkon në adresimin e këtij fenomeni, pos besoj se është i pasaktë, por hyn te propozimet e dëshirës së mirë. Unë besoj që puna jonë s’bëhet as përmes konferencave të shtypit, por bëhet duke marrë masat e nevojshme të cilat mund të sjellin efekt të menjëhershëm në luftën apo parandalimin e këtij fenomeni.

Me Manjanin besoj do gjejmë gjuhën shumë shpejt për miratimin e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal. Jam shumë i hapur për propozimet e cdokujt, jo më të një kolegu tim sugjerimin e të cilit e mirëpres në cdo kohë”, tha Tahiri, duke shpresuar që propozimet që ai do i dërgojë Qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal në përshkallëzimin e fajit dhe dënimit për ata që kultivojnë dhe trafikojnë drogën, të gjejnë edhe mirëkuptimin e Manjanit si ministër i Drejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button