Kosova: Bashkëpunoj me këdo për të mirën e qytetarëve të Tiranës
Kandidati për kryetar bashkie i Partisë Demokratike per Tiranen, Halim Kosova, u takua me banorët e fshatrave të Tiranës, të cilët i siguroi se ndarja administrative nuk do t’i lërë larg vëmendjes së Bashkisë.
Kosova ka premtuar se çdo banor i Tiranës në qendër, në fshat, në komunë, kudo qoftë ai, do trajtohet njësoj si banor i kryeqytetit . “Standardi që do ketë çdo qytetar i Tiranës kudo ndodhet ai, duhet të jetë i njëjtë. Nuk ka pse një që është në qendër të jetë më mirë dhe një që është në periferi të ketë siklete dhe të vuaje”, tha Kosova.
Kandidati për kryetar bashkie duke iu përgjigjur interesit të banorëve për nxitjen e prodhimit dhe mundësisë së tregtimit të prodhimeve të tyre, u shpreh se “Bashkia e Tiranës çfarë ka në kompetencë do t’i realizojë të gjitha, që me ulje taksash, taksën mbi pronën e kështu me rradhë. Kam marrë një angazhim për t’i ulur 30%, si dhe do të ofroj ambjente falas, me qera zero ose shumë minimale, në objekte që i ka në varësinë e vet, duke i rikonstruktuar, për të rinj të cilët kanë një projekt dhe duan ta hedhin në letër dhe këtë do t’u rekomandoja të gjithë të rinjve që t’i përvishemi punës”.