☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.58 ▲0.33%
ARI 4,851 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,245 ▼ -0.14% ETH $2,332 ▼ -1.32% XRP $1.3589 ▼ -0.37% SOL $83.5400 ▼ -2.61%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.58 ▲0.33 % ARI 4,851 ▲0.02 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.58 ▲0.33 % ARI 4,851 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosova fillon marrëdhëniet diplomatike me Ishujt Solomon

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi, Sabri Kiqmari dhe ministri i Jashtëm i Ishujve Solomon, George Milner Tozaka janë pajtuar për fillimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.
Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike është nënshkruar gjatë vizitës zyrtare të ambasadorit Kiqmari në kryeqytetin e Ishujve Solomon.

Në komunikatën e përbashkët thuhet se me qëllim të promovimit të miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, mbi bazën e barazisë, respektit të ndërsjellë për pavarësinë dhe sovranitetin, bazuar në principet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, të bindur se krijimi i marrëdhënieve diplomatike është në interes të të dy vendeve, të dy shtetet vendosin të lidhin marrëdhënie diplomatike mes vete në ditën e nënshkrimit.

Në fjalën e tij, ministri Tozaka deklaroi se me ditën e sotme fillon një etapë e re në marrëdhëniet në mes të dy vendeve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ambasadori Kiqmari pasi e ka falënderuar ministrin e Jashtëm Tozaka për njohjen e Republikës së Kosovës vitin e kaluar, duke thënë se fillimi i marrëdhënieve diplomatike dëshmon për një raport të ngushtë miqësie që po krijohet në mes të dy vendeve, i cili do të jetë bazë e bashkëpunimit në fushat me interes të dyanshëm.

Gjatë ditës, ambasadori Kiqmari ka takuar edhe zyrtarë të tjerë të Ishujve Solomon, sekretarin e shtetit në MPJ, sekretarin e shtetit për industri, sekretarin e shtetit për arsim, kurse, sot pritet të vizitojë Universitetin Nacional në Honiara dhe Shkollën e Mesme King George VI.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.