☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,764 ▲2.23%
DOW 47,737 ▲2.47%
NASDAQ 22,603 ▲2.66%
NAFTA 95.60 ▼15.36%
ARI 4,780 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,299 ▲ +4.64% ETH $2,216 ▲ +6.55% XRP $1.3564 ▲ +4.4% SOL $83.3200 ▲ +5.67%
S&P 500 6,764 ▲2.23 % DOW 47,737 ▲2.47 % NASDAQ 22,603 ▲2.66 % NAFTA 95.60 ▼15.36 % ARI 4,780 ▲2.03 % S&P 500 6,764 ▲2.23 % DOW 47,737 ▲2.47 % NASDAQ 22,603 ▲2.66 % NAFTA 95.60 ▼15.36 % ARI 4,780 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kosova, masa reciproke ndaj Serbisë

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, zhvilloi sot mbledhjen e saj të rregullt, të 81-ën me radhë, në të cilën miratoi projektligje, koncept dokumente dhe vendime që bien në fushën e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në mbledhje, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se më datë 21 mars 2016 ka marrë vendimin që të vendoset masa reciproke ndaj Republikës së Serbisë, duke mos njohur çertifikatën e ADR-së për automjetet, si dhe certifikatën e ADR-së për shoferët, të lëshuar nga autoritet serbe për transportuesit, eksportuesit e Serbisë, të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë.

“Me këtë vendim, është detyruar Dogana e Kosovës që të mos njohë certifikatën e ADR-së të lëshuar nga autoritetet serbe. Vendimi është marrë pas përpjekjeve të shumta të qeverisë së Kosovës për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut”, u theksua në mbledhjen e qeverisë.

Gjatë mbledhjes së sotme është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme dhe objekteve të “Banka themelore e Bankës së Lubjanës në Prishtinë”, të cilat ndodhen në Zonën kadastrale Prishtinë, për nevoja të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria miratoi edhe katër koncept dokumente: për rregullimin e fushës së pensioneve, për çështjen e trajtimit të ndërtimeve pa leje, për çështjet e kadastrit, si dhe për rregullimin e shërbimeve private të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking” Sh.A. në Prishtinë dhe Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” Sh.A në Ferizaj.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për autorizimin e organizatës joqeveritare ECMI Kosova për mbështetjen e punës së Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut. Edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2016 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është miratuar sot nga kabineti qeveritar.

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Sipas ndryshimeve në këtë Ligji, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me miratimin e kryetarëve të gjykatave, mund të transferojë një gjyqtar në një gjykatë tjetër për një periudhë kohore të arsyeshme, në rastet kur gjykata tjetër ka numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve për shqyrtimin e lëndëve.

Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për aprovimin në parim të nismës për lidhjen e Marrëveshjes në mes të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë së Maltës për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve.

Mbledhja e sotme e qeverisë së Kosovës ishte e 14-ta në vitin 2016, ndërsa, nesër mblidhet Kuvendi i Republikës në seancë plenare me 10 pika në axhendë, mes të cilave “Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.