☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,796 ▲0.83%
DOW 47,741 ▲0.5%
NASDAQ 22,696 ▲1.38%
NAFTA 87.17 ▼8.02%
ARI 5,196 ▲1.81%
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kosova

Kosova me nivel të lartë të korrupsionit në vitin 2015

Praninë e madhe të korrupsionit në Kosovë e kanë theksuar edhe sot udhëheqës të institucioneve përgjegjëse. Para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundërkorrupsion, raportoi sot i pari i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni.

Ky i fundit e theksoi si problem mos-deklarimin e pasurisë dhe deklarimin e rrejshëm. Por, problem sipas Pretenit është edhe fusha e prokurimit publik.

“Rreziku më i madh është edhe tek tenderët me vlerë të madhe tek institucionet”.

E për këtë të fundit Preteni tha se janë duke i monitoruar.

Anëtarja e komisionit Selvie Halimi, shprehu shqetësimin e saj në lidhje me shoqërinë në Kosovë, e cila sipas saj është e shqetësuar për nivelin e korrupsionit në vend, mirëpo ngriti dyshimet nëse ky korrupsion është realitet apo vetëm perceptim.

Por për Armend Zemajn, kolegun e Halimit niveli kaq i lartë i korrupsionit nuk është perceptim, por një realitet dhe se ky fenomen sipas tij vazhdon të mbetet shqetësues për të gjitha institucionet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.